Berisha shpërblen pronarin e “BG&R” në parkun energjetik të Porto Romanos
Eduard Roxhers figuron në mbledhjen e jashtëzakonshme të firmës qipriote. Firma “Kenela”, aksionare në impiantin e Porto Romanos me “Rompetrolin”
Habjon Hasani
Eduard Roxhers, pronari i kompanisë amerikane “BG&R” (e cila organizoi fushatën elektorale të demokratëve), ka qenë prezent në mbledhjen e bordit drejtues të firmës qipriote “Kelena ltd” së bashku me Damir Fazlliçin, kur kjo firmë vendosi të blinte 40 për qind të aksioneve të firmës “Rompetrol Grup” në Shqipëri. Dokumenti ekskluziv që boton sot “Albania” tregon se në datën 20 mars të vitit 2007, në Florida të Shteteve të Bashkuara, Damir Fazlliç, pronar i “Kelena ltd” dhe Eduard Roxhers, i cili rezulton të jetë pikërisht pronar i firmës “Barbour Griffith & Rogers” (BG&R) kanë nënshkruar së bashku. Në dokumentin origjinal përcaktohet se me vendim të posaçëm, gjatë kësaj mbledhjeje, firma “Kelena ltd”, me seli në Limasol të Qipros, do të blinte 40 për qind të kompanisë “Rompetrol Grup”, ndërsa firma e re që do të krijohej do të quhej “Rompetrol Albania”. “Rompetrol Grup” kishte blerë ndërkohë që në janar të vitit 2005 tokë në Porto Romano për një impiant gazi dhe produktesh nafte. Gjithsesi, firma e re “Rompetrol Albania” (40 për qind aksionar Fazlliç dhe 60 për qind “Rompetrol Grup”) u regjistrua me një prokurë të posaçme nga Flutura Kola, e cila në këtë kohë ka qenë dhe anëtare e bordit të energjetikës në Ministrinë e Ekonomisë.
Sekretari Roxhers
Në mbledhjen e bordit të firmës “Kelena” në Florida, ku u vendos për krijimin e firmës “Rompetrol Albania”, Damir Fazlliç ka firmosur si pronari i firmës, ndërsa Eduard Roxhers në cilësinë e sekretarit. Por duke qenë se firma operon në Qipro, atëherë “loja” ndryshon dhe kështu ndryshon dhe roli i zotit Roxhers në gjithë këtë histori. Mjaft të konsultosh faqet juridike në internet që bëjnë përshkrimin e mënyrës së funksionimit të firmave qipriote. Sipas këtyre shpjegimeve, shpesh firmat qipriote përdorin një skemë e cila kontrollin nga aksionarët e bën të tërthortë. E thënë shkurt, një firmë me seli të shpallur (diku në Londër për shembull), mund të hapë shtatë ose më shumë filiale në Qipro, ndërsa për çdo vendim të rëndësishëm që firma londineze ndërmerr (nëpërmjet kontratave të firmosura nga filialet qipriote) aksionarët e firmës mëmë në Londër firmosin si sekretarë apo si përfaqësues sekretarialë të një tjetër firme qipriote, që është pjesë e rrjetit të firmave që kontrollohen nga Londra. Por, përveç skemës dhe studimeve të juristëve ndërkombëtarë rezulton se edhe vetë statuti i firmës “Kelena ltd” parashikon që një drejtor i firmës mund të firmosë në cilësinë e sekretarit. Kësisoj, ekzistojnë të gjitha hapësirat ligjore që ndonëse Roxhers ka firmosur si sekretar teknik, në të vërtetë ai të jetë një drejtues dhe aksionar i paketës së interesave që krijuan firmën “Rompetrol Albania”.
“Rompetrol”-i përparon
Pronarët e grupit “Rompetrol” kanë investuar në Shqipëri që në fillim të viteve ‘90. Kjo firmë ka përfaqësuar një ortakëri shqiptaro-rumune. Ky bashkëpunim mori fund kur “Rompetrol Grup” u shkri në vitin 2007 dhe rilindi si “Rompetrol Albania”, në bashkëpunim me firmën “Kelena ltd”, në pronësi të Damir Fazlliçit dhe nën kujdesin e “sekretarit teknik” Eduard Roxhers. Madje, nëse thellohesh në faqen zyrtare të firmës “BG&R”, në pronësi të Eduard Roxhers, vëren se pas vitit 2007 “Rompetrol”-i bën pjesë në listën e kompanive për të cilat “BG&R” bën lobing në Uashington, pranë drejtuesve republikanë.
Fazlliç: “Ed Roxhersin e kam mik për kokë”
Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, Damir Fazlliç ka artikuluar qartazi relatat e tij me bosin e “BG&R”, Eduard Roxhers. Deklarata e Fazlliçit duket se shpjegon më së miri firmën e Roxhersit në dokumentin e lëshuar nga firma qipriote “Kelena ltd”, ndërsa duket se zoti Fazlliç është i paqartë lidhur me përfitimet e dyshimta të kësaj firme pas ardhjes së demokratëve në pushtet.
Bendi Fevziu: Do të doja të të pyesja tani se cilat janë lidhjet tuaja me kompaninë amerikane “BG&R”?
Damir Fazlliç: “Barber, Grifith and Roxhers” është votuar për 5-6 vjet rresht si firma kryesore lobiste republikane. Siç ju thashë, unë jam republikan i shpallur publikisht. Pronari i “Barber, Grifith and Roxhers”, Ed Roxhers është një mik i dashur i imi. Dhe kjo është e vetmja lidhje që unë kam me “BG&R”. Unë nuk kam punuar kurrë për “BG&R”. Nuk kam qenë kurrë konsulent për “BG&R” dhe s’kam qenë asnjëherë, si i thonë asaj fjalës së bukur në shqip, ndërmjetës për “BG&R”.
Blendi Fevziu: Nuk ishit ju ndërmjetësi për ardhjen e “BG&R” në Shqipëri?
Damir Fazlliç: A isha unë ndërmjetësi për ardhjen e “BG&R”? Jo. “BG&R” u kontraktua nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Partia Demokratike më pati pyetur mua se cila mund të ishte firma më e mirë që mund t’i ndihmonte ata në promovimin e mesazhit të tyre dhe po, mes të tjerave u thashë “BG&R”.
Blendi Fevziu: A keni përfituar nga kontrata e “BG&R” me Partinë Demokratike?
Damir Fazlliç: Jo, absolutisht jo.
Paradoksi, “BG&R” mori një “kockë” për katër muaj punë
“BG&R” punoi për llogari të PD-së deri më datë 1 korrik 2005. E gjithë puna e saj mund të përmblidhet në 4 muaj. Duke pjesëtuar shumën e deklaruar në KQZ me katër muajt që “BG&R” ka punuar për llogari të PD-së, i bie që çdo muaj “BG&R” të jetë paguar nga 45 400 USD. Shuma duket se nuk është tunduese, aq sa t’i detyrojë afro 10-12 punonjës të “BG&R”, drejtorin Ekzekutiv, Lanny Griffith, këshilltarin amerikan për çështjet audio e vizive të fushatës, Stiven Stjuart, deri dhe presidentin e “BG&R”, Robert D. Blackwill, të linin “tokën e premtuar” dhe të vinin deri në Tiranë për të organizuar fushatën elektorale të PD-së. Vetëm qëndrimi i gjithë këtij ekipi në Tiranë, në hotelet luksoze të kryeqytetit, banesat luksoze të marra me qira në zonat afër qendrës ku qiraja është e kripur, shpenzimet tyre për të ngrënë, dietat, qiraja për zyrat e punës, leksionet e mbajtura nga presidenti i “BG&R” në kryeqytet, biletat e avionëve, karburanti etj., etj., me shumat që deklaron PD-ja se ka paguar “BG&R”, të bën të besosh se ata kanë punuar thjesht për “ideal të PD-së”. Puna e kryer nga “BG&R” nuk ka përfshirë vetëm fushatën elektorale, por edhe organizimin e hapjes së Kuvendit të PD-së më datë 24 prill 2005. Asokohe, PS-ja, nëpërmjet numrit 2 të saj, akuzoi PD-në se i ka dhënë afro 2 milionë dollarë kompanisë në fjalë për organizimin e Kuvendit. Këto akuza u hodhën poshtë nga PD-ja. “BG&R” është një kompani e cila e bazon aktivitetin e saj mbi fitimin. Është e qartë se shuma e deklaruar nga PD-ja nuk pasqyron realitetin e shumës që ka marrë “BG&R”, pasi duke njohur praktikën e organizimit të fushatave elektorale të forcave kryesore politike, ato janë shumë herë më të mëdha. Për një shumë të tillë simbolike, zor se do të lëvizte edhe një kompani shqiptare që merret me organizime fushatash e jo më një kompani prestigjioze, siç është “BG&R”, që erdhi nga përtej Atlantikut.
11 Tetor 2008