Damir Fazlliç fut në sherr Prokurorinë me Ministrinë e Brendshme
Ministria e Brendshme: Do të kërkojmë ndjekje penale për dy prokurorët. Prokuroria përplaset edhe me Ministrinë e Drejtësisë
Shaban Sulçe
Tiranë - Si të mos mjaftonin provat për implikimin në aferat korruptive, në trafiqet e armëve dhe në pastrimin e parave, Damir Fazlliç fut në sherr institucionet e sigurisë në Shqipëri. Momentet e largimit të tij nga Shqipëria kanë bërë që midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit dhe Policisë së Shtetit të shpërthejnë një lumë akuzash. Prokuroria e Përgjithshme pretendon se dy prokurorët e saj janë penguar nga Policia e Shtetit për të ndaluar Fazlliçin në Aeroportin e Rinasit. Madje për këtë arsye Prokuroria ka nisur hetimin për shpërdorim detyre ndaj shefit të Komisariatit të Policisë në Rinas, Urim Rexhepaj, i cili ka qenë në rolin e shoqëruesit për biznesmenin boshnjak. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, është kundërpërgjigjur duke deklaruar se urdhri për ndalimin e Fazlliçit ka qenë krejtësisht i paligjshëm, sepse ky urdhër ka qenë me telefon dhe jo me shkrim. Ministria e Brendshme ka deklaruar se do të kërkojë ndjekje penale për dy prokurorët e çështjes, të cilët, sipas saj, kanë tentuar të përdorin Policinë e Shtetit për të shkaktuar një skandal të madh ndërkombëtar.
Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme, me anë të një deklarate për shtyp, ka mohuar të gjitha akuzat e bëra në media, sipas të cilave Policia e Shtetit kishte penguar urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e shtetasit Damir Fazlliç. Ministria e Brendshme ka sqaruar se nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme nuk ka pasur një urdhër të ligjshëm në drejtim të Policisë së Shtetit për të ndaluar biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç. Sipas kësaj ministrie, urdhri është dhënë me telefon nga ana e dy prokurorëve, duke shkelur hapur ligjin. “Në rastin konkret informojmë opinionin publik se në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit dhe konkretisht të nenit 32, pika 1, në shkelje të Kodit të Procedurës Penale, neni 308 dhe shkelje të Ligjit për të Huajt Nr. 9959, datë 17. 7. 2008, dy prokurorë, njëri i Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri zëvendësprokuror i rrethit të Tiranës, kanë telefonuar në orën 15:17 shefin e Komisariatit të Rinasit e më pas dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Qarkut Tiranë duke kërkuar ndalimin e udhëtimit dhe shoqërimin në ambientet e policisë të biznesmenit me shtetësi britanike dhe boshnjake Damir Fazlliç, në një kohë kur zoti Fazlliç ishte larguar nga Shqipëria në orën 15:04. Ministria e Brendshme i konsideron arkaizma të së shkuarës së hidhur të këtij vendi urdhrat me telefon të prokurorëve të çdo lloj niveli që ata përfaqësojnë për të ndaluar dhe penguar një qytetar të lirë”, - tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Në vijim të kësaj deklarate thuhet: “Policia e Shtetit, në çdo rast dhe çdo rrethanë do të zbatojë vetëm urdhrat me shkrim që nuk bien në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi. Në rastin konkret, nga ana e prokurorëve përkatës është synuar përdorimi i policisë për krijimin e një skandali të madh ndërkombëtar me këtë shtetas të huaj”. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësisë shkelësit e ligjit. “Kjo ministri do të kërkojë ndjekjen penale të dy prokurorëve që i kanë lejuar vetes një akt të tillë në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit, shkelje të hapur të Kodit të Procedurës Penale që përcakton qartë se kur një person shoqërohet, dhe shkelje të hapur të Ligjit për të huajt”, - thuhet në deklaratën për shtyp.
Përplasja me Ministrinë e Drejtësisë
Çështja “Fazlliç” e ka vënë Prokurorinë në përplasje edhe me Ministrinë e Drejtësisë. Prokuroria e Tiranës refuzoi dy ditë më parë në mënyrë kategorike kërkesën e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, që me urdhër të Alibeajt kërkuan të kontrollojnë dosjen e Damir Fazliçit. Burimet nga Prokuroria e Tiranës pohuan se për dy orë më radhë inspektorët e Alibeajt tentuan të hyjnë me forcë në ambientet ku mbahet dosja, por nuk u lejuan nga prokurorët. Ky organ i cilëson antikushtetuese veprime të tilla dhe ky incident shënon ndoshta situatën më problematike në historinë e marrëdhënieve mes dy institucioneve.
Më në detaje mësohet se dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë u paraqitën dy ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, rreth orës 19:30, dhe kërkuan kontakt me prokurorët e çështjes. Kjo kërkesë u refuzua pasi, sipas prokurorëve, ishte e paligjshme, sepse një veprim i tillë dhe njohja me përmbajtjen e dosjeve bëhet vetëm me autorizim të prokurorit të Përgjithshëm. Inspektorët insistuan edhe para autoriteteve më të larta të Prokurorisë së Tiranës dhe tentuan në fund edhe forcërisht të shtinin në dorë dosjen “Fazlliç”. Kjo situatë e nderë vazhdoi deri në orën 21:30. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka hapur dosjen për Damir Fazlliçin, menjëherë pas largimit të tij, ku po hetohet ndaj akuzave për pastrim parash.
Pretendimi i Prokurorisë
Gjatë kësaj jave, biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç erdhi në Shqipëri për të dhënë një interviste televizive për të sqaruar pozicionin e tij pas publikimit në shtyp të disa dokumenteve që e implikonin atë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare në aferat korruptive të pastrimit të parave. Në momentin e ardhjes në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme ka tentuar që ta ndalojë biznesmenin boshnjak, por kjo gjë ka qenë e pamundur për shkak të ndryshimit të makinave. Dy përfaqësues të Prokurorisë kanë tentuar ta ndalojnë Fazlliçin gjatë momenteve të largimit të tij nga Shqipëria në Aeroportin e Rinasit. Por edhe në Rinas ata kanë dështuar. Prokurorët kanë pretenduar se janë penguar pikërisht nga ana e shefit të Komisariatit të Policisë së Rinasit, Urim Rexhepi, i cili ka qenë në rolin e shoqëruesit për biznesmenin boshnjak. Sipas tyre, Rexhepi u ka kërkuar prokurorëve që të japin dokumentet që duheshin për ta marrë në pyetje. Kjo kërkesë ka bërë që prokurorët të humbasin kohë deri në përpilimin dhe protokollimin e shkresave, gjë nga e cila ka përfituar Damir Fazlliç, i cili është larguar menjëherë nga Shqipëria me çarterin e tij personal.
Rexhepi në ndjekje penale
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj shefit të Komisariatit të Rinasit, Urim Rexhepi. Rexhepi pritet të hetohet për shpërdorim detyre, pas publikimit të filmimeve ku ai shfaqej në rolin e shoqëruesit eskortë për biznesmenin Damir Fazlliç. Sipas burimeve nga Prokuroria, pritet përgjigjja e Ministrisë së Brendshme nëse Urim Rexhepi ka vepruar në bazë të një urdhri apo jo. Sidoqoftë, shefi i Komisariatit, me veprimin e tij mund të përfundojë në bankën e të akuzuarit për shpërdorim detyre, pasi funksioni i tij nuk e përmban shoqërimin e kujtdo biznesmeni. Këto fakte pritet të jenë dhe baza ndaj hetimit të veprimeve të komisarit Rexhepi.
Gjithashtu Rexhepi do të hetohet pasi mendohet se ai i ka penguar dy prokurorët që të ndalojnë Fazlliçin gjatë momenteve të largimit të tij nga Aeroporti i Rinasit. “Janë marrë të gjitha kasetat filmike nga Rinasi. Janë pyetur shumica e dëshmitarëve dhe pritet që nesër të bëhet komunikimi zyrtar”, - u shprehën burime nga Prokuroria.
Përplasja në Kuvend
Pamundësia e ndalimit të Damir Fazlliçit shkaktoi përplasje edhe në Kuvendin e Shqipërisë midis opozitës dhe maxhorancës. Në Kuvend, ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi se asnjë uniformë policie nuk e kishte shoqëruar biznesmenin Damir Fazlliç gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Por deklaratat e ministrit Nishani ranë ndesh me pamjet televizive në të cilat dukej qartë se shefi i Komisariatit të Rinasit, Urim Rexhepi, ishte në rolin e shoqëruesit eskortë për të dyshuarin e trafiqeve ndërkombëtare, Damir Fazlliç. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, akuzoi kryeministrin Berisha se kishte urdhëruar të gjitha institucionet e sigurisë për të marrë në mbrojtje boshnjakun Fazlliç. “Të gjitha institucionet e sigurisë dështuan. Me urdhër të kryeministrit institucionet u vendosën në mbrojtje të Damir Fazlliçit. Një komisariat i tërë u vu në shërbim të kriminelit, ndërkohë nuk vuri një polic në mbrojtje të Trebickës”, - tha Braçe. Ai i bëri thirrje Prokurorisë të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata punonjës të policisë që penguan ekzekutimin e urdhrit për ndalimin e Fazlliçit si dhe të shpallë kërkim ndërkombëtar për atë.
11 Tetor 2008