Berisha shton akuzat. Rama: Shpifjet, klithma të hajdutit
TIRANE- Menjëherë pas akuzave të radhës të kryeministrit Berisha ndaj Ramës dhe biznesmenëve të njohur si mbështetës të tij, kreu socialist e ka quajtur deklaratën e kryeministrit si fushatë shpifjesh të ngjashme sipas tij me klithmën e një hajduti.
“I bërë njësh me krizën e thellë të demokracisë dhe i kapur me presh në duar përballë presionit në rritje të popullit opozitar, Berisha pasi na ka dhënë provën se ka humbur mendjen është lëshuar në një fushate shpifjesh që ngjan me klithmën e hajdutit të zënë mat” u shpreh kryesocialisti në një konferencë të pazakontë në orët e vona të mbrëmjes.
Ndërsa nënvizoi se lejet e ndërtimit jepen nga KRRT-ja në të cilën gjysma e anëtarëve janë të zgjedhur nga Partia Demokratike, Rama ju përgjigj publikimit të dosjeve nga kryeministri duke theksuar se lejet e ndërtimit janë firmosur prej tij, ashtu sic e kërkon ligji, pasi janë marrë vendimet në KRRT.
Kryesocialisti përmendi padinë e depozituar nga Bashkia e Tiranës për Berishën Olldashin dhe PD-në ndërsa shtoi se për cdo shpifje kryeministri do të duhet të përballet me drejtësinë, sic tha Rama deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Nuk ka asnjë leje të dhënë në ndonjë pronë publike sic pretendon Berisha, ndërkohë që sot është depozituar nje padi civile për Olldashin Berishën e PD.
Dhe do të depozitojmë cdo ditë padi për cdo shpifje që do të nxjerrë Berisha” theksoi kreu i selisë rozë.
Deklaratës së kryeministrit se me darët e ligjit do ti thyejë dhëmbët e dhëmballët asaj që ai e quan aleancë punisto-mafioze, Rama ju përgjigj “Nuk do mund ta trembësh popullin opozitar, që me grusht do ti thyejë dhëmbët e pushtetit tend të paligjshëm, dhëmbët e biznesit dhe familjes tënde”.
Skadon ultimatumi i PS, Berisha përgjigjet me akuza
Kur opozita deklaroi se në kundërpërgjigje të mohimit të qeverisë për hapjen e kutive të votimit, në kohën kur afati 10 ditor i vendosur nga PS ka mbaruar, do të vazhdojë rrugën e protestave deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve, Kryeministri Berisha duket se ka vendosur të mos lëshojë pe, por të përforcojë valën e akuzave kundër kreut të opozitës, të nisur disa ditë më parë në sallën e kuvendit.
Përmes një konferencë për shtyp, Kryeministri hodhi sërish akuza kundër kreut socialist duke e cilësuar si kryetar të një klani mafioz, që sipas Berishës e ka kthyer Tiranën në një lavatrice parash.
“Rama së bashku me një kupolë mafioze kanë vendosur mos njohin vullnetin tuaj, dhe qeverinë legjitime të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kërkesa e alenaces punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan që e ka shndërruar Tiranën në lavatrice të mafies. Këta zotërinj nuk kanë asnjë interes demokratik, kombëtar. Këta nuk kanë hallin e kutive , kanë hallin e ekonomisë së tyre të bazuar tek krimi” theksoi Berisha përpara gazetarëve.
Kreu i qeverisë deklaroi se klani mafioz udhëheq kupolën e mafies shqiptare, duke kërcënuar deputetët e Partisë Socialiste të mos hyjnë në Kuvend. Berisha paraqiti edhe një dosje me dokumenta për troje e leje ndërtimi, sipas tij të firmosura nga Rama, ndersa renditi një listë emrash të ndërtuesve dhe njerëzve që njihen si mbështetës të Kryetarit të socialistëve.
“Sot kam këtu një dosje që dëshmon se Tan Dulaku, Tom Doshi, Fidel Ylli, Dash Peza, Leskaj, Koco Kokëdhima e të tjerë zotërinj vetëm 2-3 vjetet e fundit kanë marrë dhe dhunuar ligjet dhe pronat, 500 mijë metër katror sipërfaqe ndërtimi me vlerën 750 milionë euro. Mafia kërkon të bllokojë rrugën drejt Europës, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit" u shpreh Berisha, ndërsa nënvizoi se hapja e kutive është një cështje e mbyllur.
(e.n/BalkanWeb)