Gjykata e Lartë shuan masën e sigurisë për Ilir Kumbaron
TIRANE- Gjykata e Lartë shuan masën e sigurisë arrest me burg për ish shikasin Ilir Kumbaro. Me vendimin e kësaj gjykatë, nën pretendimin se masës së marrë në vitin 2003 i kanë humbur efektet, të akuzuarit kryesor për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha i lind e drejta të kërkojë lirimin në Gjykatën e Londrës, vend ku dhe po mbahet për qëllime ekstradimi.
Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas rrëzimit që gjykata e shkalles së parë dhe ajo e Apelit i bënë kërkesës së avokatëve mbrojtes të Ilir Kumbaros.
Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, që është nën akuzë për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha u arrestua në Londër në muajin Tetor të 2008, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol.
Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë ndërsa jetonte me identitet të rremë.(e.n/News24/BalkanWeb)