E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika, bursa për pedagogët në 6 programe studimi

 Belgjika ofron bursa për studime pasuniversitare për studiues dhe pedagogë të huaj për vitin akademik 2010-2011. Për to mund të konkurrojnë të gjithë ata, të cilët janë të interesuar në plotësimin e programeve të tyre të doktoratës ose post-doktoratës në fushat dhe sektorët më të kërkuar pranë universiteteve të Komunitetit francez të Belgjikës, për vitin akademik 2010-2011. Gjithçka në kuadër të Programit për bursat eksellente (Wallonie-Bruxelles International, IN. WBI). Janë 6 fusha ku mund të paraqiten kërkesat me këto bursa. Përkatësisht bëhet fjalë për Programet Transport dhe logjistikë, Inxhinieri mekanike, Shkencat e Natyrës, Agro-industri, Aeronautikë-hapësirë, Shkenca shoqërore. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave (dosjeve përkatëse) të kandidatëve për këtë kategori bursash është data 01 mars 2010. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit në vendin tonë, qeveria e Komunitetit francez të Belgjikës akordon, gjithashtu, bursa afatshkurtra, 1-3 muaj në fushën e kërkimit shkencor.  Afatet e dorëzimit të dosjeve për këto bursa janë: Data 01 shkurt 2010 për bursat e parashikuara për periudhën qershor-shtator 2010, data 01 maj 2010 për bursat e parashikuara për periudhën tetor 2010 - janar 2011, ndërsa për bursat e parashikuara në periudhën shkurt-maj 2011, afati i fundit i aplikimit është data 1 tetor 2010."Për një informacion më të detajuar lidhur me mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, të interesuarit t'i referohen adresës së internetit: www.ëbi.be dhe të kontaktojnë me z. Erik Vandelook, i cili është pika e kontaktit për dorëzimin e dokumentacionit, me adresë e-mail: e.vandelook@wbi.be, dhe numër telefoni: 003224218209", bën me dije Ministria e Arsimit. Pas aplikimit kandidatët do të përzgjidhen nga komisionet përkatëse të universiteteve.Programet     Transport dhe logjistikë,     Inxhinieri mekanike,    Shkencat e natyrës,    Agro-industri,    Aeronautikë-hapësirë,    Shkenca shoqërore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›