Gripi, shqiptarët refuzojnë vaksinën
Shqiptarët refuzojnë vaksinën e gripit të derrit. Personat e caktuar si grupe risku nuk kanë pranuar ta marrin atë. Në poliklinikat e Tiranës, por edhe në rrethe, qytetarët shprehen kundër injektimit ndonëse mjekët sigurojnë se vaksina nuk ka efekte anësore. "është vaksinë e re dhe si dihet çfarë efektesh ka. Më mirë të ruhemi nga gripi si zakonisht sesa të na shkaktojë pasoja më vonë", shprehet një e sëmurë kronike në Poliklinikën nr. 2 në kryeqytet. Të vetmit që i janë nënshtruar vaksinimit kundër AH1N1 janë mjekët, por edhe ata të paktë në numër. Nga 10 mijë vaksinat e ardhura kontigjentin e parë, vetëm 5% kanë arritur të merren. Duke iu referuar shifrave të prekshmërisë nga ky virus, drejtuesit e Shëndetit Publik deklarojnë se AH1N1 po qarkullon me intensitet në vendin tonë.