Shkurt Kronikë nga rrethet
MUNICIONET/ Autoritetet kanë mundur të realizojnë çaktivizimin e municioneve të paplasura
Tropojë, zbulohen dy predha antitank
Tropojë- Dy predha antitanke të paplasura janë gjetur në pyjet e fshatit Rragam të Tropojës në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë. Një bari që po kulloste bagëtinë në pyjet e këtij fshati ka gjetur dy predha antitanke.
Menjëherë ai ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bllokuar vendin ku ndodheshin municionet e paplasura. Ndërkohë që policia ka njoftuar ekipet e çminimit që ndodhen në zonë, që kanë realizuar çaktivizimin e tyre. Sali Saliu, përgjegjës i Zyrës së AMAE-së (Aksioni i Veprimit ndaj Minave) në zonën e Kukësit ka bërë të ditur se municionet e zbuluara në pyjet e fshatit Rragam kanë qenë predha antitanke që përdoren me granatahedhës.
Ai ka dhënë alarmin për praninë e municioneve të paplasura në zonën e Tropojës, duke i shndërruar pyjet e këtij rajoni në një zonë të rrezikshme për njerëzit: "Banorët e zonave që kanë municione luftarake nëpër shtëpitë e tyre që nga '97-a, nga frika e kontrollit të policisë apo për t'i larguar nga shtëpitë e tyre, i heqin ato duke i dërguar për në thellësi të pyjeve, -thotë Saliu. Në mars të vitit të kaluar banorët e fshatit Meidan të komunës
Tropojë e Vjetër denoncuan në polici për një sasi prej 50 predhash mortaje të kalibrit 7,62 mm. të cilat gjendeshin në një përrua të këtij fshati. Sasia e predhave kishte rreth 10 vite që gjendej buzë përroit dhe për vendndodhjen e tyre kishin dijeni shumica prej banorëve, por nuk kishin denoncuar ekzistencën e tyre. Janë dashur ngjarjet në fshatin Gërdec që banorët e kësaj zone të alarmoheshin për sasinë e municionit të paplas
--------------------------------------------------------------------------------------
Durrës, grabitje me maska në një kazino
Durrës - Rikthehen ritualet e grabitjes me maska në qytetin e Durrësit. Pas një grabitjeje të mbetur në tentativë në lagjen periferike të Shkozetit, ku familjarët u perleshën dhe i bënë që të ikin të tre grabitësit, ata janë shfaqur përsëri në zonën e plazhit.
Burimet nga Drejtoria e Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se pas orës 02:00 të mëngjesit të së hënës në sallën operative ka telefonuar administratori i një lokali lojërash fati.
Altin Kundraxhi ka denoncuar grabitjen e ambientit që administronte nga tre persona të maskuar. Kundraxhiu deklaroi se të maskuarit kanë hyrë duke bërtitur me zë të lartë dhe duke fyer arkëtarin, si dhe punonjësin e sigurisë, ndërsa ka shpjeguar se truproja është goditur menjëherë nga të porsaardhurit, ndërsa arkëtari ka gjetur "mbrojtje" pas makinerive. "Ka qenë ky momenti ku njëri prej tyre është afruar te banaku dhe ka marrë në sirtarin ku mbaheshin paratë një shumë prej 80 000 lekësh", ka sqaruar në denoncimin e vet Kudraxhiu.
Më tej ai ka vijuar të tregojë se tre shtetasit, pas marrjes së shumës monetare, janë larguar me shpejtësi jashtë, ku i priste një makinë. Gjatë dëshmisë së tyre, punonjësit e lokalit nuk kanë arritur të sqarojnë efektivat e policisë për detaje më të hollësishme, si: ngjyra, targa apo tipi i automjetit për shkak të errësirës, ndërsa nuk bëjnë të ditur nëse personat kanë pasur apo jo armë gjatë momentit të kryerjes së grabitjes apo ishin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, e cila ka shkuar në vendngjarje, grabitësit kanë pasur një informacion paraprak lidhur me situatën në vendin ku bënë grabitjen pasi në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal nuk ka pasur asnjë klient, përvç punonjësve të lartpërmendur. Në vendngjarje janë marrë të gjitha gjurmët e mbetura, por gjatë këqyrjes nuk ka pasur asnjë shenjë, për vetë faktin se personat kanë punuar me profesionalizëm, duke përdorur doreza, si dhe duke mos shkatërruar ambientin e brendshëm të lokalit.