Familjarët, ecejake në Bunavijë:
VLORË/ Vazhdojnë ankesat për rekrutimin e të rinjve nga ana e policisë ushtarake dy javë më parë
Kanë marrë ushtarë edhe shkollarë
VLORË - Ndërsa ka nisur faza përgatitore në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavi, ka ende familjarë të cilët presin me ankth para portës hyrëse. Ushtari roje, të cilit vetëm koka i duket nga porta kryesore, është i vetmi nga i cili mund të marrin ndonjë informacion. Por pas komunikimit të parë, familjarët nuk mund të mësojnë më shumë dhe shkak për këtë është mungesa e autorizimit që ushtari ka. "Kemi gjithë paraditen që presim", - thotë një familjar.
Ai shpjegon se kërkon të marrë takim me komandantin, por kjo nuk qenka shumë e lehtë. I ardhur së bashku me të motrën nga Berati, burri shpjegon se e kanë marrë djalin në një kohë që ai vijonte shkollën. "Nuk dimë si do t'ia bëjmë, se jemi në hall", - nuk e fsheh dot shqetësimin gruaja. Luiza tregon për të nipin, Arditin, se e ka në vitin e pestë të shkollës së mesme industriale në Berat. - Kemi sjellë këtu edhe dokumentet që provojnë se djali është në shkollë. Ka 15 ditë që djali nuk është në shkollë dhe rrezikon ta humbasë".
"Disa i marrin ushtarë e disa jo", - thotë një prind tjetër, - i cili tregon se djalin ia kanë marrë pa asnjë njoftim. Shote Rexha që ka ardhur nga zona e Bathores tregon se djali i saj, Eltoni, është student në degën e agrobiznesit. - "Edhe serbë të ishim, nuk do të veprohej kështu", - thotë ajo. - Nuk dimë ku do ta zgjidhim këtë hall. "Nuk bëhet ushtria me shkollarë e me njerëz nevojtarë", - vijon ajo. Para portës hyrëse ka pasur prindër që kanë kërkuar të merrnin kontakte, por vetëm në orët e mesditës ata janë lejuar të takohen me fëmijët e tyre ushtarë.
Somario: . Luiza tregon për të nipin, Arditin, se e ka në vitin e pestë të shkollës së mesme industriale në Berat. - Kemi sjellë këtu edhe dokumentet që provojnë se djali është në shkollë. Ka 15 ditë që djali nuk është në shkollë dhe rrezikon ta humbasë".
VLORË/ Katër vetë janë vënë në pranga për shkak se nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e ndodhur
Sherr në disko, një adoleshent plagos 3 vetë