Vidhte skrap mbi tren, vdes nga korrenti 27-vjeçari
DURRES - Vdes aksidentalisht 27-vjeçari teksa vidhte trenin e skrapit me destinacion Elbasanin. Sipas policisë, Kujtim Kovaçi, nga Shkozeti i Durrësit, është goditur për vdekje nga rryma elektrike. Ai kishte hipur mbi vagonin e skrapit, ndërsa treni po ecte, kur papritmas qafa i ka prekur një tel korrenti, linja e të cilit kalon mbi hekurudhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur treni po kalonte pranë "Urës së Dajlanit". Teli i zhveshur i shtyllës elektrike, e ka lënë të vdekur në vend ciganin, i cili po vidhte skrap në vagonin e fundit. është bërë i shpeshtë fenomeni i vjedhjes së trenit në ecje e sipër, pasi grupe romësh hedhin nga lartësia e vagonëve skrap, për ti shitur. Sipas policisë, Kujtim Kovaçi kishte shkuar së bashku me nipin e tij të mitur K.Kovaçi, në afërsi të stacionit të trenit ku ka hipur në vagonin e fundit për të marrë hekurishte. Sipërmarrësit e shoqërisë "Kurum", të cilët dëmtohen çdo ditë nga vjedhja masive e trenit, i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Drejtorisë së Hekurudhave dhe Policisë që të bëhen garant të ruajtjes së pronës private për të parandaluar vjedhjet dhe njëkohësisht për të ruajtur jetët e ciganëve, të cilët shpërfillin çdo rrezik duke vjedhur trenin. o.u