E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sot vizitë në Kosovë

 

Kryeministri Sali Berisha nis sot një vizitë dyditore në Kosovë. Takimin e parë kreu i qeverisë do ta zhvillojë me kryeministrin Hashim Thaçi me të cilin do të nënshkruajë edhe 6 marrëveshje. Në mesditë Berisha do të zhvillojë një takim me Presidentin Sejdiu dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Dita e parë e vizitës ka edhe një fjalim në Kuvend dhe homazhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vizitë në familjen e tij. Gjatë ditës së dytë, kreu i qeverisë do të udhëtojë për në Prekaz, ku do të bëjë homazhe dhe vizitë në familjen e Adem Jasharit. Gjatë paradites të së mërkurës Berisha do të bëjë vizitë në monumentin “New Born” si dhe do të takojë përfaqësuesin e BE-së, Pieter Feith. Në fund Berisha do të zhvillojë një vizitë në bjeshkën e Prevallisë si dhe do të rikthehet në Tiranë përmes autostradës së re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›