E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ambasadat”, libri i ri i Starovës

 

Pas sagave të familjes dhe të vendit të vet, autori i rikthehet diplomacisë. “Ambasadat” është romani më i ri i romancierit shqiptar, akademikut nga Maqedonia, Luan Starova, i botuar në shtëpia botuese “Makavej” nga Shkupi. Libri i ri me proza, “Ambasadat”, paraqet pikëpamje të rrallë romanciere në sfidën e diplomacisë dhe të rolit të personit në ndërtimin e urave historike mes popujve, kulturave dhe traditave. Intelektuali i shquar bashkëkohor francez, Robert Badenter, në fjalimin e shkurtër për romanin, mes tjerash shkruan se Luan Starova, i cili ka qenë ambasador i Maqedonisë në Francë, është shembulli më me përshtypje i diplomatëve me prirje letrare në botë. “Unë pak kam ditur për Maqedoninë. Falë veprimtarisë së ambasadorit Starova si diplomat në vendin tim, por edhe letërsisë së tij, ai kontribuoi, si shumë të tjerë, që të njihem me bukuritë natyrore të vendit, me traditën dhe të arriturat, por edhe me vlerat e qytetarëve të saj, në ndërtimin e ardhmërisë së saj evropiane...”, thotë Badenter në parathënien e romanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›