Vizat, qeveria miraton strategjinë për të rikthyerit
Ky është një nga tre kushtet e mbetura në mënyrë që Shqipëria të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave.
Në fokusin e strategjisë dhe planit të veprimit janë shtetasit shqiptarë të kthyer në kuadër të marrëveshjes së ripranimit KE- Shqipëri dhe marrëveshjeve dypalëshe që vendi ynë zbaton, si dhe shtetasit shqiptarë që i nënshtrohen formave të tjera të kthimit të detyruar ose vullnetar.
Ajo bën një analizë të situatës aktuale, të bazës ligjore dhe institucionale dhe paraqet objektivat dhe masat për të ardhmen, të fokusuara në riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer, në një perspektivë 5 vjeçare.
Kjo strategji dhe plani i saj i veprimit kanë si objektiv kryesor, përmirësimin e kuadrit ligjor për mbështetjen e riintegrimit, si dhe sigurimin e strukturave efektive me burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për institucionet publike, për të garantuar mbështetjen e riintegrimit të të kthyerve.
Në hartimin e kësaj strategjie janë angazhuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë dhe donatorë të huaj, të cilët janë ftuar nga qeveria të marrin pjesë në zbatimin efikas të saj.