E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha përgjegjës për lajmet e këqija nga BE

Sipas tij, kjo nga transparenca e zgjedhjeve që do të çlirojë votën e tyre dhe do t’i bëjë qytetarët gjykatësit e vërtetë të qeverisjes e të politikës.

“është koha për të mos bërë veshin shurdh karshi kërkesës së të gjithë komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës dhe për të mos gënjyer veten, as duke kujtuar se miqtë e partnerët tanë do mbyllin sytë tanimë që janë ulur të gjithë në tavolinë për zgjidhje dhe as duke e marrë urtësinë e opozitës si dobësi”, tha Rama në konferencë shtypi.

Ai shtoi se për çdo lajm të keq që mund të vijë nga Evropa “ditë pas dite faji do të jetë vetëm i Sali Berishës. Ashtu siç është vetëm i Sali Berishës faji për hendekun e madh mes Shqipërisë së sukseseve të tij imagjinare dhe Shqipërisë së shqiptarëve që përditë e më shumë fundi i muajit i gjen me xhepin bosh”.

Sipas tij, opozita nuk do të ndalë së kërkuari rrugën e arsyes, duke kërkuar pa reshtur marrëveshjet e negociuara që i bëjnë mirë Shqipërisë e njëkohësisht, duke rezistuar me të gjitha forcat kundër të keqes që i vjen demokracisë, ekonomisë së vendit nga politika e vjetër e abuzimit me pushtetin. Më tej, kreu socialist tha se kryeministri inauguron disa herë një punë dhe trillon e akuza, teksa sipas tij, gënjen me shifrat e ekonomisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›