Imami: Konsiderohemi vend i rëndësishëm në NATO
09/06/2010 Takime në Uashington
Ministri i mbrojtjes, Arben Imami ndodhet në Uashington në Shtetet e Bashkuara, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e forcave te armatosura. Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, ministri Imami tha se si vend i ri anëtar i aleancës, shqipëria përballet me disa sfida në transformimin e ushtrisë së saj. ” Ne këtë vit jemi përfshirë në ridislokimin e të gjithë forcës sonë të armatosur, në organizimin e saj, në reformën e shërbimit të inteligjencës ushtarake, në reformën e ministrisë së mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Ne konsiderohemi si vend i rëndësishëm në NATO sepse së pari vendimet merren nga të gjithë anëtarët me konsensus. Së dyti, çdo vend ka rëndësinë që ai i jep vetes së tij edhe mbi bazën e kapaciteteve të ka. Atëherë kur duhet, fjala e Shqipërisë ka vendin e saj të rëndësishëm”. Imami zhvilloi një takim me Çak Heigëll, shef i këshillit për inteligjencën e huaj në administratën e presidentit Obama. Heigëll e cilësoi pjesëmarrjen e shqipërisë në NATO një kontribut në përpjekjet për paqen dhe stabilitetin në rajon.