E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulmon Ramën nga Lezha: Ai shpif!

Vizita e kryeministrit në Lezhë është në vazhdën e turit “Shqipëria në NATO”. Ndërkohë Berisha ka përfituar nga rasti për të ironizuar para lezhianëve turin në rrethe të kreut socialist Edi Rama. 

LEZHE-Kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Lezhë, ku deri tani ka përuruar fillimin e disa objekteve në infrastrukturë dhe arsim. Vizita e kryeministrit në Lezhë është në vazhdën e turit “Shqipëria në NATO”, ndërkohë Berisha ka përfituar nga rasti për të ironizuar para lezhianëve turin në rrethe të kreut socialist Edi Rama. Berisha ka theksuar se PS nuk bën premtime për të ardhmen. Kreu i qeverisë u ndal gjatë në ato që ai i quan shpifje dhe mashtrime nga ana e lidërshipit socialist. “Rama sajon shpifje dhe sharje ndaj kundërshtarëve të tij politik, dhe kjo për ne do të thotë që të vihemi në lëvizje të punojmë akoma më shumë duke shtuar dyfish investimet deri në maj të vitit 2009”. Berisha u tha lezhianëve gjithashtu se do t’u rrisë pensionet deri në 1 maj 2009. Nderkohe ka vizituar kabinetin e informatikës në shkollën e Shën Kollit për të vijuar më tej me takimet vijuese në kuadër të turit të ndërmarrë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›