Berisha sulmon ashpër Topin dhe Ramën
"Ligji i dosjeve" prish ekuilibrat brenda mazhorancës dhe institucioneve më të larta të vendit. Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar dje në mbledhjen e grupit parlamentar Presidentin e Republikës, Bamir Topi, por edhe Kryeprokuroren Ina Rama, në mënyrë indirekte, e cila sipas Berishës, mban në punë prokurorë të komunizmit. Berisha kritiko Topin për dekorimin e një prokurori, i cili gjatë punës së tij në regjimin komunist kërkoi dënimin kapital në vitin 1979 për Xhelal Koprenckës, të cilin shefi i qeverisë e cilësoi si pinjoll të një familjeje atdhetare. Kryeministri theksoi se në mungesë të një ligji të tillë në Shqipëri 18 vitet e fundit janë regjistruar edhe paradokse të tilla kur dekorohen si viktima dhe xhelati. Shefi i qeverisë shprehu nevojën që në shkollat tona të ketë një lëndë të veçantë, të reduktuar, mbi barbaritë e komunizmit dhe pasojat e tij te kombi. "Është e domosdoshme që të përcaktojmë Ditën e Nderimit të Viktimave të Komunizmit, është e domosdoshme që të ngremë obeliskun e tyre në kryeqytetin e vendit në një nga sheshet e rëndësishme të tij", tha ai.
Për Topin
"Në 18 vjet tentativa jonë e ndershme, kjo që është sot, që u vendos me ligj në vitin 1995 u bllokua dhe ne përjetuam këtë vit dekorimin e prokurorit që kërkoi dënimin kapital të Xhelal Koprenckës në vitin 1979. Xhelati i tij u dekorua këtë vit për faqen e zezë të tij, për të përdhosur ndërgjegjen e kombit", u shpreh kreu i Ekzekutivit. Shefi i qeverisë e ka cilësuar draftin si shumë të rëndësishëm për të ndarë vendin njëherë e përgjithmonë nga e kaluara totalitare. Sipas tij, në mungesë të një ligji të tillë në Shqipëri 18 vitet e fundit janë regjistruar edhe paradokse të tilla kur dekorohen si viktima dhe xhelati. Berisha kujtoi rastin e patriotit Xhelal Koprenca, i cili është dekoruar pak vite më parë ndërsa e cilësoi si veprim të ulët dekorimin e prokurorit që kërkoi dënimin e tij kapital pak muaj më parë nga Presidenti Topi. Në shënjestrën e tij, Kryeministri vendosi edhe veprimtarinë e Ramiz Alisë.
Për Prokurorinë
Kreu i qeverisë ka vazhduar në akuzat e tij ndaj organit kryesor të akuzës, duke mos kursyer njerëzit e drejtësisë. Berisha theksoi largimi i gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur me krimet e komunizmit forcon në mënyrën më të ndjeshme pavarësinë e këtyre institucioneve. "Ata që përpiqen të citojnë Kushtetutën u them të skuqen dhe vetëm të skuqen, se Kushtetuta e një vendi demokratik nuk është për të fjetur mbi krimin dhe nuk mund të flejë mbi krimin se Kushtetuta e një vendi demokratik nuk pranon kurrë në frymë dhe në gjen që ata që kanë thyer shtylla kurrizore të të tjerëve të jenë përsëri vendimmarrës në institucione", theksoi Berisha. Sipas tij, në 18 vjet, vendi ynë ka së paku mbi 300 gjykatës dhe mbi 300 prokurorë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me krimet e komunizmit.
Për kreun e PS
Në fjalimin e tij të ashpër, Kryeministri nuk kurseu as kreun e Partisë Socialiste, duke shtuar se "zëdhënësit e Edi Ramës thonë se PD po e bën këtë për shkak të 3 ose 5 hetuesve apo 6 gjyqtarëve. Në mënyrë absolute jo, ligji s‘ka asnjë lidhje. Ligji është propozuar rreth tre vjet më parë kur s‘ka pasur asnjë proces".
Më tej, Kryeministri Berisha i bëri thirrje kryetarit socialist të heqë dorë nga kundërshtimet për ligjin në fjalë me pretendimin se ky draft cenon pavarësinë e sistemit gjyqësor. "I bëj thirrje zotit Rama të votojë ligjin të dalë jashtë guaskës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme familjare, të mos mbajë peng një opozitë pse është i biri i një anëtari të Komitetit Qendror që gjithë jetën ua ka kushtuar busteve të diktatorit, të mos mbajë peng një opozitë, pse rrjedh nga Koleka, të mos mbajë peng partinë e tij", shtoi Berisha gjatë fjalës së tij. Berisha theksoi se në Shqipëri 98% e prokurorëve dhe gjykatësve janë të lirë që s‘kanë asnjë lidhje me atë të shkuar. "Vetëm ‘Zamir Shtyllat‘, të cilët kanë urdhëruar lidhjen me tela me gjemba të qytetarëve në vitin ‘90 dhe zvarritjen e tyre në Sarandë dhe që janë aty vetëm për lidhjet e shumëllojta me drejtuesit e tyre dhe për asgjë tjetër? Pra këta mbrohen nga Edi Rama, por jo vetëm nga ai", u shpreh ai.
Reagon prokurori: Më emëroi vetë Presidenti në ‘93. Urdhërova arrestimin e Nexhmije Hoxhës
Shtylla: Deklarata e Berishës ishte emocionale
Prokurori Zamir Shtylla ka mbrojtur veten pas sulmeve të Kryeministrit se ai ishte një xhelat që kishte lidhur me tela me gjemba të akuzuarit politikë në kohën e komunizmit. Sipas tij, deklarata të tilla janë vetëm emocionale. Në një prononcim për gazetën, kryehetuesi i dosjes "Gërdeci" deklaroi se asnjë për qind e deklaratave të Kryeministrit nuk është e vërtetë. Prokurori thotë se ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, si para viteve ‘90 dhe pas viteve ‘90. Drejtori i kontrollit dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Përgjithshme, tha se deklaratat e Berishës janë të pavërteta, pasi Shtylla është personi që ka urdhëruar arrestimin e ish-byroistëve pas viteve ‘90, ku President i asaj kohe ishte Sali Berisha, Kryeministri aktual i vendit. Numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme dhe se do të vazhdoj të zbatoj ligjin, me të gjitha çështjet që kalon në "dorë" ku ka paralajmëruar edhe hetime ndaj njerëzve me pushtet. "Unë kam zbatuar ligjin ashtu siç po bëj edhe në hetimet për dosjen e Gërdecit. Jam i njëjti prokuror, i cili pas viteve ‘90, ishte drejtuesi i grupit hetimor, dhe së bashku me kolegët e mi kërkuam arrestimin e Nexhmije Hoxhës dhe të ish-anëtareve të tjerë të Byrosë Politike. Unë po vazhdoj t‘i bindem ligjit dhe askujt tjetër", tha Shtylla. Duke mos gjetur mbrojtje zyrtarisht nga akuza qendrore, prokurori ka preferuar të mbrojë veten, duke deklaruar se në prokurori ka ardhur me firmën e ish-presidentit të vitit 1993, Sali Berisha. "Jam po unë që me dekret të Berishës në vitin 1993 jam emëruar drejtor i hetimeve dhe kontrollit të veprimeve hetimore në Prokurorinë e Përgjithshme", saktësoi Shtylla.
Në fakt, nga burime pranë akuzës qendrore, mësohet se prokurori Zamir Shtylla ka firmosur të dyja kërkesat e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit ndaj dy deputetëve Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha. Në kërkesën e parë është prokurori që kryeson hetimet, ndërsa për dosjen Durrës-Kukës ka firmosur nga hierarkia e tij, pasi është drejtor i hetimeve penale. Në "dorë" të Zamir Shtyllës ka kaluar edhe kërkesa për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Hajrullah Paturri, por ndryshe nga dosjet e lartpërmendura, kjo kërkesë nuk u miratua nga Parlamenti.
Emri i Zamir Shtyllës në qarqet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhet edhe me dosje të tjera të rëndësishme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku për çdo veprim të dosjeve të rëndësishme i merrej mendimi. Këtu nuk përjashtohet firma e tij për dërgimin e dosjes ndaj ish-shikasve që rrëmbyen Remzi Hoxhën në vitin 1995. Të tjera çështje që lidhen me emrin e tij janë edhe organizatat kriminale të Aldo Bares dhe Lul Berishës, ku Prokuroria e Krimeve të Rënd merrte udhëzime nga prokurori Zamir Shtylla. Madje, prokurori Shtylla ka urdhëruar edhe hetimin e dosjes "Fazliç". Të gjitha dosjet kanë siglimin e tij, pasi në rang drejtuesish Zamir Shtylla konsiderohet si numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, tashmë pas Ina Ramës.
Ligji
Zyrtarët që kalojnë në sitë dhe mënyra e verifikimit
Ligji për Pastërtinë e Figurave ka si shtylla kryesore: Subjektet e verifikimit, papajtueshmërinë e figurave publike dhe procedurën e verifikimit. Më poshtë po japim nenet e ligjit, i cili përcakton këta hapa.
Neni 3
Subjektet e verifikimit
Subjekt i verifikimit sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, funksionarët politikë, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në institucionet e tjera shtetërore qendrore ose të pavarura;
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët e prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve;
Funksionarë të lartë të Presidencës, të administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në shkronjën "c";
Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë "Gjeneral" dhe "Kolonel";
Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku;
Në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe çdo shërbim tjetër inteligjent;
Në Gardën e Republikës;
Funksione drejtuese në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
Drejtuesit e përfaqësive diplomatike;
Anëtarët e Akademisë së Shkencave, rektorët, zëvendësrektorët dhe dekanët në universitetet publike, si dhe drejtorët e gjimnazeve dhe shkollave të mesme tekniko-profesionale;
Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës apo i zgjedhur nga Kuvendi.
Neni 4
Papajtueshmëria e funksioneve
Pastërtia e figurës morale të funksionarit publik, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, të një prej detyrave/cilësive të mëposhtme:
Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtarë i Komitetit Qendror të PPSH-së, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme;
Ministër, Zv.ministër i Punëve të Brendshme dhe çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit;
I dënuar me vendim penal të formës së prerë për krime kundër njerëzimit ose për veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në procese politike;
Bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit me veprimtari të karakterit politik që lidhen me veprat penale politike të parashikuara nga ligji nr. 7514, datë 30.09.1991, "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë" (të ndryshuar), apo bashkëpunëtor vullnetar për vepra të tilla;
Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
Hetues, prokuror ose ndihmësprokuror, gjyqtar apo ndihmësgjyqtarë në procese politike;
Denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore politike.
KREU III
PROCEDURA E VERIFIKIMIT
Neni 13
Nisja e procedurës së verifikimit
Autoriteti fillon procedurën e verifikimit të pastërtisë morale të funksionarëve:
kryesisht, për të gjithë subjektet e përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji.
me kërkesë me shkrim, të titullarit të institucionit apo organit
të emërtesës së tij, për funksionarin publik;
me kërkesë të vetë subjektit kur ai kandidon në mënyrë të pavarur në një proces zgjedhor.
Neni 14
Detyrimi për njoftim për emërimet apo zgjedhjet e reja
1. Drejtuesi i çdo institucioni depoziton tek Autoriteti, brenda 10 ditëve, njoftimin për kandidatët për emërime në një nga funksionet e përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji. Akti i emërimit bëhet vetëm pas marrjes së dëshmisë së verifikimit nga autoriteti i figurës së zyrtarit.
2. Në rastin e të zgjedhurve në Kuvend, në organet e qeverisjes vendore, apo në organe të tjera përfaqësuese kandidatët që konkurrojnë i nënshtrohen verifikimit të figurës së zyrtarit përpara regjistrimit si kandidat në procesin përkatës zgjedhor. Ky njoftim bëhet nga kandidati ose propozuesit e tij.
3. KQZ nuk e regjistron kandidatin në rast se ky nuk paraqet dëshminë e verifikimit.
Neni 15
Thirrja e mbledhjes për procedurën e verifikimit
Kryetari i Autoritetit ose në mungesë të tij, nënkryetari, thërret mbledhjen për procedurën e verifikimit brenda 3 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës për verifikim nga subjektet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji.
Neni 16
Rregulla mbi mbledhjen e autoritetit
1. Autoriteti kryen procedurat e verifikimit të pastërtisë morale të figurave nën drejtimin e kryetarit të tij dhe në mungesë të tij nga nënkryetari.
2. Për çdo kërkesë për fillimin e procedurës së verifikimit ose për çdo rast të marrë në proces verifikimi kryesisht, Autoriteti hap një dosje të posaçme në të cilën depozitohen:
a) kërkesa;
b) çdo akt dokumentues i veprimtarisë verifikuese;
c) çdo akt i llojit dokument i marrë në këtë proces.
3. Mbledhja e autoritetit është e vlefshme, kur në të marrin pjesë të paktën 4 anëtarë.
4. Në çdo mbledhje mbahet procesverbal, i cili vistohet për saktësi nga Kryetari dhe në mungesë të tij nga nënkryetari. Në përfundim të mbledhjes, ky procesverbal nënshkruhet nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në të.
5. Në çdo rast, procedura e verifikimit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës për verifikim ose nga dita e fillimit kryesisht të procedurës së verifikimit.
Shërbimet sekrete
Nga ligji aktual për dosjet janë përjashtuar bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete të huaja, të cilët kanë qenë objekt i ligjit të vjetër për "lustrimin". Askush nuk e ka sqaruar pse ka ndodhur ky përjashtim