Për 100 mijë pensionistë, shpërblimi do të dërgohet falas në shtëpi
Rreth 100 mijë persona të moshës së tretë kanë mundësi që të marrin shpërblimet prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit në shtëpitë e tyre, pa pagesë. Ky shpërblim do t‘i bashkëngjitet pensionit të pleqërisë, që secili prej tyre merr çdo muaj. Për dërgimin e pensionit në shtëpi, çdo i interesuar mund të drejtohet në zyrën postare ku merr "rrogën" e pleqërisë. Punonjësja e shërbimit i pajis me një formular kërkesë, i cili plotësohet, duke kërkuar edhe ndihmën e saj. Aty shkruhet qartë adresa e banimit dhe numri i telefonit. Formulari i plotësuar dorëzohet sërish në sportelin e shërbimit. Ndërsa pensioni vjen në shtëpi në muajin pasardhës. 530 mijë pensionistë i tërheqin pagesat e tyre në 551 zyra postare, në të gjithë vendin. Përfaqësuesit e Postës Shqiptare pohojnë se "po organizojnë punën dhe po marrin masat, në të gjitha nivelet, për një ecuri normale të procesit të pagesës së shpërblimit të pensionistëve për Vitin e Ri, i cili pritet të fillojë së shpejti". Për të shpërndarë shpërblimet për pensionistët në të gjithë Shqipërinë, zyrat postare do të funksionojnë pa ndërprerje çdo ditë të javës, përfshirë ditët e pushimit dhe festave, nga ora 7:30-20:00. Që të mos ketë sorollatje të kota është formuluar dokumentacioni përkatës për t‘u plotësuar në sportel.
Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të një grafiku të përcaktuar nga ISSH për pensionistët, i cili do të afishohet në çdo zyrë dhe sportel postar. "Paralelisht Drejtoria e Sigurisë Postare do të ushtrojë përgjatë gjithë kohës kontrolle të herëpashershme në zyrat postare për të ndjekur ecurinë e procesit. Do të ketë bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe me institucione të tjera si ISSH dhe KESH në rastet e mundshme sporadike të ndonjë ngërçi në shpërndarje, të cilat do të eliminohen", premtojnë përfaqësuesit zyrtarë të postës. Përvoja e viteve të mëparshme ka treguar se mungesa e energjisë elektrike ka qenë në disa raste një pikënisje për krijimin e radhëve dhe konfuzionit në sportele. Për këtë arsye, përfaqësuesit e postës shprehen se i ka pajisur me gjeneratorë shumicën e zyrave postare, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten gjatë këtij viti.