Matura, më pak kopje te Matematika
Në provimin e dytë të Maturës, Matematikë, është kopjuar shumë herë më pak se te Letërsia. Specialistë të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se për këtë provim, pavarësisht numrit të fillestar të testeve që dyshohen për kopjim, që është disa herë më i lartë se ai përfundimtari, aktualisht janë duke u kontrolluar rreth 50 teste. Ndërkohë që në provimin e Letërsisë, numri i testeve të dyshuara për kopjim ishte disa herë më i lartë dhe në përfundim të rivlerësimit të tyre, 30 maturantë u vlerësuan me notën 4. Nga 42 mijë maturantë që iu nënshtruan provimit të Matematikës, rreth 55 e tyre nuk arritën ta kalonin testin, ndërkohë që numri i mbetësve është ulur krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga MASH, notat që kanë marrë shumica e maturantëve janë 5 dhe 6, ndërkohë që numri i atyre me vlerësimin maksimal 10 kap shifrën 9%, pothuajse i njëjtë me rezultatet e Matematikës për vitin 2010.