Berisha ta gëzojë Shqipërinë e Silvia Kontit!Nga Brizida GjikondiThonë që çudia më e madhe zgjat tri ditë, Shqipëria JO!! Thonë që është mirë të heshtësh, kur të vlon shpirti e turpi të kaplon ekzistencën, por unë nuk mundem, kam orë e orë, ditë e di
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha ta gëzojë Shqipërinë e Silvia Kontit!Nga Brizida GjikondiThonë që çudia më e madhe zgjat tri ditë, Shqipëria JO!! Thonë që është mirë të heshtësh, kur të vlon shpirti e turpi të kaplon ekzistencën, por unë nuk mundem, kam orë e orë, ditë e ditë, shekuj e shekuj që më shkërmoqet atdheu im. Për disa syresh mund të jem një idealiste, profane, dritëshkurtër, për disa të tjerë një njeri jashtë mode, me xhepa bosh e moralin lart, për disa antipatike in ekstremis, por unë vazhdoj, do vazhdoj, sa dielli e hëna shqiptare të më rrahin fytyrën, do vazhdoj, për sa kohë krijesat e mia më presin te pragu i vlerave e do vazhdoj, për sa kohë nëna ime la shumë pa thënë e shumë pa gëzuar.
Gjëja e fundit që preferoj të shpreh në shkrimet e mia është të merrem me një femër, s’kam vajzë, s’kam motër, s’kam teze, nëna më ka ikur, ndaj brishtësia e vetmisë dhe ndjesia më e thellë i drejtohet simotrave të mia në çdo dimension, por kurrsesi Prokurores së Përgjithshme të Shqipërisë. Tashmë ajo për mua e kreu pa nder funksionin e saj, mandati i saj moral dhe profesional është tretur në ujërat e ndotura të pushteteve mafioze në të gjithë hierarkinë e shtetit. Ajo mund të fshihet mbrapa gishtit të diletantizmit mafioz që ka kapluar mbarë sistemin e drejtësisë, ajo mund të fshihet dhe mbas kaosit legjislativ plot precedentë ndihmues të saj, ajo mund të fshihet edhe mbrapa kostumit të hirtë, por të vakët të presidentit apo ndonjë ambasadori buzagaz, por ajo s’i fshihet dot vandakut të pafund të dosjeve kriminale që i rrinë si Krishti i kryqëzuar mbi kokën dhe flokët e saj lozonjarë.
Do harxhoja frymë dhe kohë të rreshtoja pafundësisht dosjet e krimeve të cilësuara dhe të pazbuluara, dhe thjesht do me duhej kohë sa të pulisja qepallat për të numëruar krimet ordinere “të zbuluara dhe ndëshkuara ashpër” nga sistemi i (zh)drejtësisë shqiptare. Neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë: Të gjithë janë të barabartë para ligjit…..Ha ... ha... ha .. (ndjese për cinizmin). Neni 21 i Kushtetutës së Shqipërisë: Jeta e personit mbrohet me ligj …Amen!.. Zoti qoftë me ne…!
Dhe juristi më mediokër njeh dhe kupton rëndësinë maksimale të çdo detaji në hetimin dhe procedimin ndaj një çështjeje dhe ndaj një personi, kushdo qoftë ky trim kodosh, dhe juristi më mediokër do vinte zilen dhe kambanën në komodinën e tij të gjumit që të kujtonte pareshtur afatet e çdo detaj tjetër (që peshku mos i dilte nga rrjeta), juristi mediokër, por i përgjegjshëm, mund të harronte dhe ditëlindjen e fëmijëve, orarin te rrobaqepësi dhe floktorja, por atë të kriminelit dinak, JO!! Juristi mediokër, por i përgjegjshëm s’do i harronte, Prokurorja e Përgjithshme e shqiptarëve, PO!! E ajo mund të fshihet mbrapa pasqyrave, mund të pozojë si Silvia Konti, Lepa Brena ose Borëbardha, por ajo në performancën dhe paaftësinë e saj të dyshimtë dhe reale i dha një grusht agonie shtetit të së drejtës në Shqipëri. S’kuptoi, ndaj i mungoi respekti ndaj pozicionit që mbuloi, karrigia dhe kostumi i Prokurorit të Përgjithshëm ishin tejet dinjitoz dhe atdhetar për t’u mbajtur nga ajo. Kur duhet të ecte e fliste ajo, kryeministri djallëzor e sharlatan dhe presidenti butaforik që kemi, duhet të dridheshin dhe përkuleshin ndaj simbolit kombëtar të Prokurorit të Përgjithshëm, që do e krahasoja pa frikë me Skanerin e shtetit. Po skaneri i shtetit nuk punon e bashkë me të dhe mbarë sistemi i (zh)drejtësisë, nuk punon për vrasjet e pafund mafioze, politike, grabitjet e ngjethshme të familjeve mafioze me imunitet kundrejt pronave, thesareve dhe territoreve kombëtare. Nuk punon, pasi e ka pazarin të vogël, sa për vete…e ka pazarin vdekatar, sot për nesër.. jo për Shqipërinë. Pazari mund të arrijë në një tërheqje “elegante” nga pozicioni kushtetues dhe kalim po elegant në një pozicion tjetër, pasi tashmë Silvia Konti pa frikë mund t’i thotë Bacë Berishës: “Bacë, u kry!!!”
Të vdekurit me të vdekurit dhe të gjallët me të gjallët, sidomos në Shqipëri…
Dje me mijëra fëmijë shkuan në shkollë, bashkë me ta dhe fëmijët e mi, të Prokurores së Përgjithshme, të presidentit dhe trashëgimtarët e Bacës. Flavio i vogël s’mundi, as nëna e tij shtatzënë nuk e shoqëroi dot…të tre vdiqën në Gërdecin e etjes materialiste të korrupsionit shtetëror dhe vëllavrasjes shekullore dhe të pandëshkuar.