E Diel, 1 Nëntor 2026

Misionin e Mugoshës dhe Popoviçit e vazhdon FevziuNga Valter XhomaqiJo pak herë opinioni shqiptar është ngacmuar nga ide dhe sugjestione të indoktrinuara, praktikat e shkuara të asaj së keqe që mendojmë se e kemi lënë pas. Bëhet fjalë për termin “kol

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Misionin e Mugoshës dhe Popoviçit e vazhdon FevziuNga Valter Xhomaqi

Jo pak herë opinioni shqiptar është ngacmuar nga ide dhe sugjestione të indoktrinuara, praktikat e shkuara të asaj së keqe që mendojmë se e kemi lënë pas. Bëhet fjalë për termin “kolaboracionistë” ose e thënë shqip për “tradhtarët”, që, sipas kolaboracionistëve të bolshevikëve, kanë shitur interesat e vendit. Nënkuptohen, gjithnjë sipas tyre, forcat nacionaliste (Balli Kombëtar dhe Legaliteti) si dhe formacione të ndryshme që kanë vepruar gjatë Luftës së Dytë Botërore nëpër hapësirat shqiptare. Kjo demagogji e krijuar pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes në fillim të gushtit 1943 po gjen terren edhe sot, pas 64-vjetësh, nën një imazh tjetër. Tani janë të tjerë persona, por sipas asaj që shprehin kanë mbetur ende tek praktikat serbo-sllave të përgojimit dhe sulmeve ndaj çdo gjëje, që është në favor të shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Majtas janë vërejtur shenja të forcimit të zhurmës për të ricikluar sulmet ndaj vlerave tona nacionale sepse ideologjizmat mbajnë peng sërish partinë e krijuar nga Mugosha dhe Popoviçi, tashmë të transformuar nën një sigël të re. Flamurin për të goditur kapacitetet tona kombëtare të asaj kohe të vështirë e mori njëfarë Majko, çuditërisht tingëllon keq në të folmen shqipe sepse kujton si padashur fillimet kur PK-ja e djeshme do të merrte udhë nën direktivat kobzeza të misionarëve serbë të Kominternit. Që do të mbillnin në mesin e shqiptarëve fatkeqësinë tonë më të madhe gjatë gjithë rrugëtimit tonë historik. ”Djathtas”, nëse vërtet dikush mund t’i quajë të tillë (për shkak të katapultimit Katovician) janë vërejtur shenja të qarta të mospranimit të elitës sonë kombëtare dhe nacionaliste në periudhën e luftës civile (1942-1945). Luftë e imponuar në mënyrat më të dhunshme nga teoritë antihumane të marksizmit diabolik. Pikërisht, lideri kësaj pseudo të djathte do të deklaronte prerë dhe qartë se: “Kolaboracionistët nuk kanë të drejtë për të kërkuar asgjë sepse janë tradhtarë”. Më qartë nuk flitet, deklarim nga një ish-sekretar i dalluar i PPSH-së ose ish PKSH-ja e formatizuar sipas parimeve kriminale antishqiptare. “Kolaboracioniste” sipas deklarimeve të diktaturës dhe spektrit të sotëm politik (emëruar nga Ramiz Alia) do të damkosen pa dallim ata që ishin kundërshtarët më të mëdhenj të antishqiptarizmit të fshehur nën petkun e “internacionalizmit proletar”. Akuzat fillonin për flamurin e sajuar nga fashizmi me sopata, por nuk përmendnin yllin komunist që shkelte kokat e shqiponjës. Vazhdonin me shitjen e vendit tek pushtuesi (italian dhe gjerman) dhe harronin se sa herë jemi shitur tek serbët, rusët, kinezët, grekët dhe ku e di se ku gjetkë për të siguruar qetësinë e qeverisjes tragjike komuniste. Harrojnë bolshevikët e vjetër dhe të rinj se kush ka shitur Kosovën martire pas përfundimit të Luftës së II-të Botërore. Harrojnë komunistët e transformuar në turli partish e ngjyrimesh, se kush po e shet edhe sot vendin dhe interesat kombëtare, vetëm e vetëm për të zotëruar pushtetin politik, ekonomik sipas principeve banditeske të dirigjuara nga klanet e PPSH-së perverse.

Një politikan i shquar i Europës ka deklaruar kohe më parë: “Për të mirën e kombit tim bashkëpunoj edhe me djallin”, ndërsa komunistët e kanë bërë këtë bashkëpunim, por jo për interesa të kombit dhe të shqiptarëve, ata u kanë shërbyer dhe po ju shërbejnë trinomit antishqiptar Beograd-Moskë-Athinë, vetëm për interesa meskine personale. Dhe guxojnë e hapin gojën për vlera që akoma dhe sot janë krenaria jonë, që nuk duhen harruar e sulmuar por mbrojtur dhe lartësuar. Në shërbim të misionit antikombëtar është vënë së fundmi dhe “Klani”- televizioni i Frangajt të lëngshëm. Që ndryshon format dhe përmbajtje me ndryshimet që ndodhin në sferën politike. Madje dhe Fevziu guxon dhe deklarohet hapur me shprehje të huazuara nga megafonët e aparateve demagogjike të ish-KQ PPSH-së. Ky Blendi, që ngjan si vëlla binjak me Sandrin, mori përsipër në emisionin e tij “Opinion”, të godiste nacionalizmin dhe shqiptarizmin sipas skenarëve marksisto-kriminalë të zotërve të tij. Që pas kuintave fërkonin duart për vazhdimësinë që nuk ka ngelur pas, por është transformuar e forcuar më tepër për të ndaluar me çdo qëllim rishfaqjen dhe ridimensionimin e vlerave të ndaluara, ”harruara” dhe sulmuar edhe sot. Nëse do të ndalnim më gjatë në specifikat e secilës emërtesë, pra, nëse do të duhej të zgjidhnim midis “kolaboracionistëve” dhe komunisteve do te zgjidhnim pa ndrojtje atë që sulmojnë aleatët e antishqiptarizmit. Sepse një fjalë e urtë thotë: “Pema që ka kokrra gjuhet me gurë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›