Withers : Ftesa për në NATO një arritje politike
Shtetet e Bashkuara janë optimiste për marrjen e ftesës së Shqipërisë në samitin e Bukureshtit. Ambasadori amerikan në Tiranë John Ëithers ka pohuar sot se shpreson që qëndrimi afatgjatë i qeverisë së tij në mbështetje të ftesës për vendet e Kartës së Adriatikut 3, do të mbyllet me sukses. Ai ka vlerësuar rolin e opozitës që në këto momente të rëndësishme për vendin, ka ditur të mbajë nën kontroll presionin e zgjedhësve të vet për qeverinë, pas tragjedisë së Gërdecit. " Ftesën që shpresojmë se do të merret në Bukuresht e shohim si rezultat të punës së të gjitha forcave politike sukses të saj e të popullit shqiptar", tha ambasadori. Në lidhje me ngjarjen e Gërdecit Withers tha se edhe SHBA shpreson që të shkohet deri në fund të hetimeve.