E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, takim me Pack në Zagreb



Eurodeputetja Doris Pack u takua dje në Zagreb me Kryeministrin Sali Berisha, i cili mori pjesë në punimet e BERZH. Gjatë prononcimit për mediat ajo akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, se po mban peng vendin. "është fatkeqësi e vërtetë në një vend modern që një udhëheqës i një partie politike të mbajë peng një vend të tërë dhe partinë e tij. Brenda Partisë Socialiste është e nevojshme që të fillojë një lëvizje, për t'i treguar liderit të PS që rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevojë. Situata e krijuar nuk mund të zgjidhet në rrugë, por vetëm në Parlament, kjo duhet të jetë e qartë", tha Pack. Gjatë qëndrimit në Zagreb Berisha pati një takim me Kryeministrin e Maqedonisë, Gruevski si dhe me Rashad Kaldany zv/presidentin e IFC-së për Azinë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›