E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta me ministrin bullgar: Zgjidhja, sipas Kushtetutës



Zv.kryeministri Ilir Meta dhe kreu i diplomacisë bullgare, Nikolay Mladenov, bënë thirrje dje për zgjidhjen e krizës sipas Kushtetutës dhe në rrugë parlamentare. "Unë vazhdimisht kam bërë thirrje për dialog, dialog dhe vetëm dialog. Së dyti, e kam bërë të qartë që ka hapësirë të mjaftueshme midis transparencës dhe respektimit të Kushtetutës për t'i dhënë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës", tha Meta në konferencën për shtyp. Ndërsa sipas Mladenov, "u bëj thirrje forcave dhe liderëve politikë shqiptarë të gjejnë një zgjidhje për situatën politike, një zgjidhje kjo, në përputhje si me transparencën, ashtu edhe me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. Një nga shenjat e kësaj pjekurie politike është që mosmarrëveshjet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, në Parlament dhe jo në rrugë. Unë shpresoj që në javët e ardhshme dialogu mes Qeverisë dhe opozitës do të forcohet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›