Rritet niveli i liqenit të Ohrit mbi kuotën maksimale
SHKUP- Matjet e fundit të nivelit të Liqenit të Ohrit tregojnë se niveli nuk shënon rënie por shënon ngritje nga dita në ditë, në sajë të prurjeve të mëdha të lumenjve që derdhen në Liqenin e Ohrit. Sipas matjeve të sotme, niveli është 693.90, respektivisht 15 cm mbi kuotën maksimale- 693.75.
Ky nivel, me tëndencë rritjeje, ka detyruar Trupin koordinativ dhe organizmat tjera të mbrojtjes dhe shpëtimit, që të urdhërojnë të vendosen argjinaturat në disa vise në bregliqenin e Ohrit, kryesisht në rajonin e Strugës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Sipas udhëzimeve të Trupit koordinativ, argjinaturat do të vendosen në një segment përgjatë rrugës Strugë-Ohër, ku supozohet se ekziston mundësia e derdhjes së ujërave të Liqenit në rrugë dhe më gjërë si dhe në brigjet e liqenit në fshatrat Kalishtë dhe Radozhdë.
Pikë më e rrezikuar nga ky nivel i Liqenit të Ohrit është fshati Kalishtë, ku niveli i ujit ka aritur kuotën që nuk mbahet në mend në Kalishtë, as nga më të moshuarit. Kur kësaj ti shtohet se edhe ujërat nëntokësor kanë gjeneruar me të madhe, atëhere situate bëhet edhe më kritike.
Shpëtimi i vetëm nga sipas ekspertëve, shihet në shkarkimin sa më të madh të ujërave nga Liqeni i Ohrit, përmes portave të shkarkimit në lumin Drin. Aktualisht, nga Liqeni në lumen Drin shkarkohen mbi 70 metra kub ujë për secondë, nëpërmjet pesë portave të hapura të shkarkimit- që nuk mjafton për zbritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit. Nga ana tjetër, rritja e sasisë së ujit në lumin Drin, do të rrezikojë aksin rrugor Strugë-Dibër, ku janë vendosur edhe argjinaturat mbrojtëse, që duhet edhe më tej përforëcuar. Po ashtu, shkarkimi më i madh nga Liqeni i Ohrit, do të shtojë sasinë e ujit në liqenin akumulues të HC Glloboçica, që edhe ashtu përmes sifonit të shkarkimit, bëhet shkarkimi i sasisë së mbinivelit, përkundër faktit që ka lartësi tolerante në liqenin akumulues të Shpiles në Dibër. Situata me ujërat në rajonin e Strugës, mbase edhe të Ohrit është mjaft kërcënuese, që kërcënon edhe përgjatë derdhjes së lumit Drin, deri në Adriatik, përmes liqejve akumulues të Fjerzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe deri në derdhjen në lumin Buna.
(m.a/ina/BalkanWeb)