E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Probleme me kushtet e jeteses

Ministri i Shendetesise vendos "me shpatulla pas murit" drejtuesit e shendetesise ne Elbasan. Ai u ka kerkuar dje drejtuesve te Drejtorise se Shendetit Publik qe te kushtojne me shume vemendje kushteve te jeteses. "Ju keni pasur raste shume problematike ne dekadat e fundit per shkak te mungeses se politikave qe orientojne monitorimin dhe ndjekjen kushteve te jeteses. Problem mbetet cilesia e ajrit, niveli i smogut, si dhe ato qe erdhen nga puna ne ish-kombinatin metalurgjik", ka thene gjate fjales se tij, Nard Ndoka. Kreu i Shendetesise nuk ka harruar te permende edhe rastin me te fundit te "Kurim", ku humben jeten dy persona, ku ka kerkuar edhe rritjen e sigurise shendetesore per punetoret. Nje tjeter fakt qe eshte vene ne dukje, ka qene dhe rasti i helmimit te 80 peronave ne Librazhd. Sipas tij, ne raste te tilla duhet te kete ekipe mjekesh, te cilet duhet te angazhohen per perballimin e situatave te veshtira. "Keta mjeke duhet te jene ne spitalet e qarqeve, sepse ne nuk e kemi luksin qe te mbajme ne kembe ekipe te medha dhe numer te madh mjekesh per cdo qender te banuar", ka theksuar Ndoka. Kurse drejtuesit e DSHP-se se Elbasanit kane kerkuar privatizimin e hotelerise, kuzhines si dhe lavanterise per te permiresuar cilesine e ketyre sherbimeve ne kete spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›