Itali mbytet anija
Janë tre personat të cilët kanë humbur jetën pasi një kroçere u përplas në brigjet e ishullit Giglio në Toskanë . Më herët autoritetet bënë me dije se viktimat ishin 6 por prefekti Grosseto Giuseppe Linard ka bërë me dije se deri tani janë tre personat të cilët kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur. Anija mbante 4 229 persona në bord 1 mijë prej të cilëve ishin anëtarë të ekuipazhit . Skuadrat e shpëtimit kanë mundur të evakuuojne të gjithë paragjerët ndërkohë që dhjetra prej tyre rezultojnë të zhdukur. Autoritetet kanë bërë me dije se kanë filluar hetimet mbi ngjarjen e rëndë . “Konkordia”, është ndërtuar në vitin 2006, dhe ishte nisur nga Roma, ku më pas do të ndalonte në Savona, Marsejë, Barcelona, Palma de Mallorca, Cagliari dhe Palermo, sipas kursit të lundrimit.