Rubik godet me thike gruan e vajzen
Një agresor nga Rubiku pasi gjykata e le të lirë tenton të masakrojnë gruan dhe vajzën e tij, të cilat kanë përfunduar në spital, por për fat jashtë rrezikut për jetën. Policia e Rubikut njofton se bëhet fjalë për një ngjarje, e cila i ka shkaqet e hershme, pasi i akuzuari Ilir Buraku e ka keqtrajtuar disa herë familjen e tij, vajzën Arselajda 17 vjeç dhe gruan Dina 42 vjeçe. Për këtë arsye nënë e bije i janë drejtuar policisë disa herë pas akteve të keqtrajtimit dhe për këtë person kishte dalë edhe një urdher i gjykatës që nuk e lejonte të afrohej pranë banesës. Por Buraku ka shpërfillur këtë ligj dhe kështu ka përfunduar i arrestuar nga Policia e Rubikut. Pas tre ditë qendrimi në qeli ka qenë gjykata ajo që e ka lënë sërish të lirë, duke bërë kështu që autori të kryejë krimin brenda familjes. Policia është vënë në kërkim të Ilir Burakut, i cili pasi ka goditur me thikë vajzën dhe gruan është larguar nga vendngjarja.