Zhvillimet ekonomike kryefjala e kryeministrit Sali Berisha
Investimet dhe rritja e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve ishin kryefjala e kryeiministrit, Sali Berisha gjatë inagurimit të spitalit “Salus”. I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i qeverisë shqiptare përgëzoi investitorët italian për këtë vendimin e cilësuar prej tij fisnik për ngritjen e një spitali të tillë. Madje, duke qëndruar në një fushë të tillë, kryeministri Berisha garantoi se “do të bëjmë gjithçka për realizimin e një reforme shëndetësore, ku shqiptarët të kenë të mundur të blejnë shërbimet e tyre aty ku ato kanë dëshirë”.
Gjithashtu, duke u përqendruar më së shumti në zhvillimet ekonomike kreu i ekzekutivit shprehu beindjen se investitorët do të kenë mbështetje të fortë, pasi sipas tij, Shqipëria mbështet investimet e huaja.
“Është normale që të shtrohet pyetja çfarë është Shqipëria? Unë do t’I përgjigjesha që Shqipëria është një vend që beson tek liria dhe se e kosnideron lirinë pasurinë e të gjitha pasurive”, u shpreh kryeministri berisha, gjatë fjalës së tij.
Madje, duke qëndruar pikërisht në këtë, Kryeministri bëri me dije se pritshmëritë theksojnë dyfishimin e eksporteve në një hark kohor dy vjeçar. Kjo, sipas tij, tregohet në faktin se inevstimet e huaja nga viti 2006 e deri më sot janë rritur me 316 përqind.