AK: Arrestimi i Kurtit, provokon situaten, stop vella vrasjes
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe aktivistëve të kësaj lëvizjeje, mesditën e sotme gjatë aksionit të policisë kosovare për të ndaluar protestuesit në Merdarë.
Aleanca Kuq e Zi e vlerëson arrestimin e Kurtit veprim të papranueshëm duke theksuar se një gjest i tillë provokon situatën dhe acaron gjakrat..
Aleanca Kuq e Zi nënvizon se klasa politike po ndan Shqipërinë nga Kosova , ndërkohë bën thirrje që ti jepet fund vëlla vrasjes në në trevat shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi vlerëson se reagimi i policisë ndaj protestuesve është i njëjtë me bllokimin që policia greke u ka bërë camëve, ndaj i bën thirrje autoriteteve që të ndalin dhunën dhe të garantojnë të drejtën e protestës dhe të lëvizjes së lirë.
(el.me/BalkanWeb)