E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, votimi i parë më 30 maj

Vendimi u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e zhvilluar para pak momentesh. Mbledhja është shoqëruar pa debate midis palëve.

“Konferenca e Kryetarëve gjithashtu vendosi të mos cenojë agjendën normale të Parlamentit. Kjo do të thotë se kalendari i miratuar do të vazhdojë normalisht dhe datat e zgjedhjet të Presidentit të Republikës nuk do të jenë të lidhura me punët e tjera. Shpresojmë që kjo të ndodhi që me raundin e parë dhe në rast se kjo nuk ndodh i takon Konferencës së Kryetarëve të vendosë sërish për datën tjetër”, theksoi Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai nuk përjashtoi një konsensus të mundshëm për zgjedhjen e kreut të ri të Shtetit. “Ne nuk përjashtojmë konsensusin në asnjë rast aq më tepër kur këtë e parashikon Kuvendi”, shtoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-24 09:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›