E Diel, 1 Nëntor 2026

Florije Peci e Eriselda Gubere, nisen drejt Austrisë

Nga aeroporti "Nene Tereza"

TIRANË- Florije Peci dhe Eriselda Gubere janë nisur sot me një avion ambulancë drejt Austrisë ku pritet ti nënshtrohen një mjekimi më të specializuar.

Një ambulancë i ka transportuar vajzat drejt aeroportit Nënë Tereza,  i cili ka mbërritur në Shqipëri enkas për transportimin e dy të plagosurave rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës.

Mësohet se dy vajzat do të marrin trajtim në dy spitale të ndryshme në Vjenë.

Njoftimi për transportimin e tyre drejt Vjenës, është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë.

Ministri Vasili tha se falë një bashkëpunimi me ambasadën austriake do të bëhet e mundur që dy vajzat të transportohen në Austri në klinika të specializuara.

Kemi arritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri”- tha ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›