E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Baroson, liberalizimi i vizave është lidhur me suksesin e reformave



Kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Bruksel ku u takuar me kreun e Komisionit europian. Hoze Manule Durrao Baroso. Në qendër të bisedimeve, u vendos realizimi i reformave në Shqipëri. Kreu u Komisionit Europian u shpreh se anëtarësimi sa i i shpejtë i Shqipërisë në BE do të varet nga rezultati i reformave. Liderët kanë folur edhe në lidhje me liberalizimin e vizave midis Shqipërisë gje vendeve anëtare të Bahskimit Europian. Baroso u shpreh se Shqipëria duhet të ruajë ambicjet në mënyrë që të realizojë reformat dhe detyrimist do të përfitojë nga pllitika lehtësues të Bashkimit europian, si lëvizja e lirë e njerëzve. Nga ana e tij, kryeminsitri Berisha e informoi Baroson në lidhje me realitetin në Shqipëri. E informava Kreun e Komisionit Europian baroso mbi reformat në Shqipëri si për procesin zgjedhor, dhe për reformat e tjera të cilat u miratuar në Kuvendt me një konsensus të gjërë. Klima mbi biznesin ëhstë përmirësuar ndjeshëm në Shqipëri”, tha kryeminsitri Berisha. Njëkohësisht, kryeminsitri Berisha është takuar edhe me kryeministrin belg Ives Leterme, i cili bëri të ditur vendimin e marrë nga qeveria belge për hapjen së shpejti në Shqipëri të zyrës konsullore përfaqësuese të Mbretërisë belge. Sipas kryeminsitrit Belg, ky hap do të përbëjë një hap të rëndësishëm në procesin e lehtësimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Kryeminsitri Belg Leterne tha se qeveria belge ka si qëllim uljen e tarifave për marrjen e vizave nga qytetarët shqiptarë. Kryeministri Berisha e vlerësoi hapjen e zyrës konsullore belge në Shqipëri, si një lehtësim për të gjithë shqiptarët në marrjen e vizave.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›