E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja: ”PDK nuk do të komandohet nga mercenarët”



Nënkryetari i Partisë Demokristiane, Vladimir Beja, ka akuzuar dje segmente të caktuara të politikës, të cilat duan të përçajnë PDK-në. Sipas Bejës, përpjekjet e këtyre segmenteve kanë për të dështuar pasi imazhi i demokristian po rritet dhe së bashku me të edhe mbështetja e partisë. “Ne deklarojmë se PDK-ja nuk do të lejojë kurrë të shndërrohet në një forcë politike të komanduar nga mercenarët e segmenteve okulte të politikës, të cilët kërkojnë të pengojnë shpresat për ndryshim dhe progres në vendin tonë. Për fat të keq në këtë skenar për të dëmtuar PDK janë përfshirë edhe disa anëtarë të partisë tonë, ndërmjet tyre edhe dy - tre kryetar degësh te pezulluar, të cilët i ftojmë të heqin dorë nga aventurizmi politik dhe të kthehen në institucionet e ligjshme të partisë, të marrin pjesë në Kongresin e 8 majit dhe të vazhdojnë jetën e tyre politike brenda strukturave të PDK-së. PDK-ja ka qenë dhe mbetet një forcë e hapur politike që respekton dialogun politik, tolerancën, që nxit frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit dhe vlerëson maksimalisht kontributin e çdo anëtari dhe të zgjedhuri brenda strukturave legjitime të saj”, - tha Beja, i cili konfirmoi mbajtjen e kongresit të partisë në datën 8 maj, ku pritet që të rikonfirmohet lidershipi aktual i partisë.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›