Opozita këmbëngul: ”Berisha, raport me shkrim për Gërdecin”
Kryetarja e Grupit Socialist kërkon respektimin e rregullores së Kuvendit. Debati në Kuvend, Topalli: ”Berisha i ka dhënë shpjegimet”
Erald Kapri
Opozita ka rikërkuar një raport me shkrim nga ana e kryeministrit Sali Berisha mbi ngjarjen në fshatin Gërdec. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, kryetarja e Grupit Socialist, Valentina Leskaj, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit respektimin e rregullores së institucionit më të lartë ligjvwnës në vend, Parlamentit. Leskaj u shpreh se Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë një kërkesë zyrtare në Kuvend, ku ka kërkuar që kryeministri Berisha të përgjigjet me dokumentacion zyrtar dhe jo thjesht me deklarata politike mbi ndodhinë në Gërdec. “Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh me nismën e opozitës, për të cilën kemi kërkuar që të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar”, - tha Leskaj. Sipas saj, Rregullorja e Kuvendit përcakton se sa herë një deputet bën një pyetje apo kërkesë me shkrim për një anëtar të kabinetit qeveritar, ky i fundit duhet t’i përgjigjet asaj. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur se kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes së opozitës në respekt me rregulloren. “Kjo është një çështje për të cilën kryeministri ka dhënë një herë sqarime dhe kjo është mbyllur me interpelancën në Kuvend të z. Berisha, të zhvilluar më 19 mars”, - u shpreh Topalli. Nga ana tjetër, Leskaj u shpreh se po tejkalohet afati 3-javor që kërkon Rregullorja e Kuvendit për kthim përgjigje nga anëtari i kabinetit ndaj një deputeti. Kreu u Grupit Parlamentar Socialist, Leskaj, akuzoi më tej qeverinë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Gërdec, vetëm 12 kilometra larg Tiranës. “Gërdeci dhe ajo çfarë ndodhi atje nuk mund të mbulohen me 3 arrestime, pasi ngjarja ishte tepër e rendë dhe për këtë kryeministri Berisha duhet të raportojë me shkrim”, - u shpreh Leskaj.
Kërkesa
Disa javë më parë, publikisht dhe zyrtarisht, opozita kërkoi nga kryeministri Berisha një përgjigje të hollësishme në Kuvend mbi atë që ndodhi në fshatin Gërdec. Opozita nuk është pajtuar me deklaratat publike të kryeministrit ndaj dhe ka kërkuar verifikimin e deklaratave publike të tij. Opozita ka kërkuar publikisht që kryeministri Berisha të vërtetojë që ngjarja në Gërdec nuk erdhi si rezultat i një afere korruptive të rëndomtë, siç ka deklaruar, si dhe të vërtetojë me dokumentacion shtetëror që institucioni i kryeministrit nuk kishte dijeni mbi atë që ndodhte në fshatin Gërdec. “Kërkesa jonë ka në thelb nxjerrjen e vërtetësisë së ngjarjes së Gërdecit”, - është shprehur Leskaj. Kërkesa e opozitës është cilësuar si e drejtë nga përfaqësues të maxhorancës, por pavarësisht kësaj, nuk është respektuar afati 3-javor i Rregullores së Kuvendit. Deputetët të Partisë Demokratike shprehen se kjo ka qenë e pamundur nga pikëpamja e kohës dhe axhendës së ngarkuar të kryeministrit Berisha. Sipas tyre, duhet një kohë pak më e gjatë që në Kuvend të vijë një raport me shkrim për ngjarjen e rëndë të Gërdec. Ky pretendim nuk është pranuar nga anëtarët e opozitës, të cilët e kanë cilësuar si një papërgjegjshmëri nga ana e maxhorancës mosrespektimin e Rregullores së Kuvendit. Kërkesa e opozitës për një raport me shkrim për ngjarjen në fshatin Gërdec është trajtuar edhe nga gazeta njujorkeze “New York Times”. Prestigjiozja botërore citoi kryetaren e Grupit Parlamentar Socialist Leskaj duke u shprehur se opozita kërkon që raporti të vijë sa më shpejt dhe brenda afatit ligjor në Kuvend, në mënyrë që parlamentarët të njihen me përmbajtjen e tij.
Seanca
Deputetët diskutuan, jashtë rendit të ditës, probleme dhe çështje të zonave zgjedhore, kryesisht mbi situatën ekonomike dhe sociale në vend si dhe probleme të lirisë së medias. Gjatë seancës së djeshme u zhvillua, me kërkesë të deputetes së Partisë Socialiste Rajmonda Stefa, një interpelancë me ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli. Deputetja Stefa kërkoi nga ministri Ruli që të bënte prezent qëndrimin e qeverisë, si dhe dhënien e shpjegimeve lidhur me problemin e vendgrumbullimit të mbetjeve të rrezikshme dhe rehabilitimin e tyre, në mjediset e Uzinës së Plehrave Azotike, Fier. Në përgjigje të kërkesës së paraqitur, Ruli tha se ky është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian në kuadrin e marrëveshjes “CARDS 2005”. Sipas Rulit, për këtë projekt janë vënë në dijeni të gjithë aktorët e përfshirë dhe se procedurat e ndjekura janë të bazuara në legjislacionin shqiptar. Në lidhje me projektin, zoti Ruli tha se variantet dhe teknologjia e groposjes është në përputhje të plotë me një studim të kryer dhe përmbush të gjitha standardet europiane.
6 Maj 2008