E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka, letër Berishës: “Të largohet drejtori i QSUT-së”



Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha, ku i ka kërkuar që të miratojë propozimin e tij për të shkarkuar nga detyra drejtorin e QSUT-së, Mati Pepa. Burime pranë Këshillit të Ministrave konfirmojnë letrën zyrtare, ardhur në adresën e kryeministrit, ku kërkon që kryeministri Berisha të shprehë mendimin e tij në lidhje me këtë shkarkim. Në letrën e dërguar nga ministri Ndoka thuhet se drejtori i QSUT-së, Mati Pepa, duhet të shkarkohet nga detyra për paaftësi në detyrë. Sipas burimeve, në letrën e ministrit Ndoka, preteksti për shkarkim ka qenë për shkak të konflikti të krijuar prej tij me Profesoratin e Fakultetit të Mjekësisë dhe me shefat e pavijoneve, për mungeswn e performancws së dukur, për paaftwsi në menaxhimin e investimeve dhe për paaftësi administrative. Ministri Ndoka ende nuk ka marrë zyrtarisht një mendim nga kryeministri Berisha në lidhje me këtë kërkesë, për shkak të impenjimit të tij në Bruksel. Gjithsesi, mësohet se ministri Ndoka ka kërkuar shkarkimin e Mati Pepës edhe për shkaqe për përplasjet brenda Partisë Demokristiane. Mati Pepa është pjesë e forumeve drejtuese të PDK-së dhe ka mbajtur qwndrime të hapura kundër kryetarit Nard Ndoka. Pepa është bashkuar me kundërshtitë e Gurakuqit dhe Bushatit, të cilët kanë kërkuar largimin nga drejtimi i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Të premten e kaluar, Këshilli Kompëtar i PDK-së vendosi largimin nga partia dhe postet përfaqësuese në qeveri të zëvëndësministrave Bushati dhe Gurakuqi. Vendimi i Këshillit Kombëtar kërkoi largimin edhe të fundksionarëve të tjerë të cilat kanë kërkuar largimin e lidershipit aktual të PDK-së.

6 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›