Berisha takon Ilham Alijev

Kryeministi Berisha takon presidentin e Azerbajxhanit Ilham AlijevKryeministi Berisha i ka kerkuar presidentit te Azerbajxhanit Ilham Alijev qe projekti TAP per ndertimin e gazsjellesit ne Europe te kaloje nga Shqiperia. Ne viziten qe kreu i qeveris po zhvillon ne shtetin e Azerbajxhanit Berisha theksoi se gazsjellesi Trans-Adriatik eshte projekti me fizibel per transmetimin e gazit Azer drejt tregjeve evropiane. Ne kembim te kesaj kryeministri i ka ofruar azerbajxhanit mbeshtetjen e Shqiperise per postin e anterit te Keshillit te Sigurimit. Berisha ka ftuar gjithashtu kompanite azere ne privatizimin e Alpretrolit. Shqiperia e Azerbajxhani jane dy vende miq. Une kam gjetur te njejten klime vullnet dhe ndjenja ne te gjitha takimet e mia te meparshme dhe vecanerisht ne kete takim shume miqesor me Presidentin Aliyev. Une ftova Presidentin te vizitoje Shqiperine. Une jam dakord me Presidentin dhe ne do te punojme ngushtesisht se bashku per nje kapitull te ri ne marredheniet midis dy vendeve tona mike eshte shprehur kryeministri Sali Berisha. Ndersa presidenti i Azerbajxhanit e vuri theksin tek zhvillimet ne fushen e energjise investimet dhe sigurise. Ne kemi diskutuar nje spekter te gjere ceshtjesh te bashkepunimit politik forcimit te lidhjeve ekonomike bashkepunimit ne fushen e energjise dhe per te gjitha keto ceshtje ne jemi dakord. Une nuk kam dyshim se pas kesaj vizite ne do te shohim zhvillime te shpejta ne marredheniet midis dy vendeve tona me rezultate te frytshme ka thene Ilham Alijev. Me heret Berisha ka vene edhe nje kurore me lule tek monumenti i zjarrit te pashuar ne varrezat e deshmoreve te Azerbajxhanit.
ShareTweet