E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate në Kuvend, mazhoranca kalon hipotekat dhe sigurimet

Hipotekimi i ndërtimeve në vend me ndryshimet e sjella në ligj për këtë cështje në Parlament ka sjellë debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas projektit të qeverisë parashikohet që për ato ndërtues që nuk zbatojnë afatet kohore të kolaudimit, apo që kanë problem me procesine hipotekimit do ti kalojnë nën adminsitrim pushtetit vendor. Socialistët thanë se ligji bëhet enkas për bashkinë Tiranës dhe se ka munguar qëllimisht vullneti i mazhorancës për të ndërhyrë në ligj, në kohën kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Edi Rama.
 

Gjatë seancës plenare ka patur debate edhe sa i përket pr.ligjit për sigurimet shëndetësore. Opozita është shprehur se nuk do ta votojë, pasi sipas saj ky sistem është një gropë e zezë që duhet mbyllur. Nga ana e tij ministri i Financave, Ridvan Bode ftoi opozitën të nisë së bashku me maxhorancën hartimin e një reforme për pensionet.
 

Këto dy projekte morën shumicën e votave të deputetëve të pranishëm në Parlament dhe votën kundër, të opozitës. Për ligjin për kontrollin e punimeve të ndërtimit votuan pro 67 deputetët dhe 59 kundër, ndërsa për ligjin e sigurimeve shëndetësore votuan pro 68 deputetë dhe 57 kundër.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›