Berisha takon “Microsoft”: Në Tiranë “Business Inovation Center”
“Microsoft” mbështet hapjen e një “Business Inovation Center” në Tiranë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. “Microsoft” gjithashtu do të ndihmojë me ekspertizë AKSHI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) për modernizimin e Strategjisë së Shoqërisë së Informacionit dhe krijimin e një “plan-veprimi” me hapa konkretë, si dhe ndihmën për kompanitë e reja në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryeministri Berisha u takua dje me përfaqësuesin e kompanisë “Microsoft”, z. Jan Muehlfeit. Berisha e njohu përfaqësuesin e “Microsoft”-it me prioritetin e qeverisë shqiptare “Shqipëria dixhitale” dhe mirëpriti ndihmën dhe konsulencën e gjigandit të teknologjisë “Microsoft” në disa fusha specifike si arsimi, shëndetësia etj. “Microsoft” do të ndihmojë me ekspertizë AKSHI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) për modernizimin e Strategjisë së Shoqërisë së Informacionit dhe krijimin e një plan-veprimi me hapa konkretë, si dhe ndihmën për kompanitë e reja në fushën e teknologjisë së informacionit. Në takim mori pjesë edhe këshilltari i Kryeministrit, z. Pjerin Marku, si dhe përfaqësuesi i “Microsoft”-it në Shqipëri, z. Arsen Kurti. Përfaqësuesit e “Microsoft”-it patën gjithashtu takime me ministrin e Shtetit, z. Genc Pollo.