Berisha takon akademikun Krasniqi
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim akademikun dhe politikanin e njohur nga Kosova, zotin Mark Krasniqi, i shoqëruar nga zoti Nikollë Shabani, përfaqësues i shoqatave të diasporës. Bashkëbiseduesit uruan Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhje, si dhe vlerësuan kontributin që qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri Berisha kanë dhënë ndaj Kosovës. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi bashkëbiseduesit për urimin dhe vlerësoi kontributin e madh qe diaspora ka dhënë për Kosovën. Berisha vlerësoi arritjet e mëdha të Kosovës, duke vënë theksin në stabilitetin dhe konsolidimin e pavarësisë. Më tej, Kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me investimet në infrastrukturë, të cilat e lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, duke veçuar rrugën Shëngjin-Ulqin, ndërtimi i së cilës pritet të fillojë së shpejti. Kryeministri Berisha po ashtu vlerësoi kontributin e diasporës në investimet në Shqipëri.