Berisha takon drejtuesit e kompanisë WAZ
Kryeministri Berisha priti dje në takim drejtuesit e kompanisë prestigjioze gjermane WAZ.
Përfaqësuesit e kompanisë gjermane falënderuan Kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehën kënaqësinë e tyre për hyrjen e kësaj kompanie prestigjioze, e cila është prezente në shumë vende të Evropës, në tregun mediatik shqiptar. Kjo kompani ka blerë 60% të aksioneve të "Vizion Plus". Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit të Ministrave, "drejtuesit e kompanisë shprehën angazhimin e tyre për një bashkëpunim në rritjen e cilësisë dhe profesionalizimit të tregut mediatik shqiptar, duke vlerësuar arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik dhe atë social. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e tij për prezencën e një kompanie prestigjioze gjermane në vendin tonë, lajm ky mjaft i mirë, veçanërisht në fushën mediatike, që përbën një sektor mjaft të rëndësishëm në një shoqëri të lirë". Kryeministri Berisha theksoi se, Shqipëria përfaqëson një treg mediatik më të gjerë se sa kufijtë e saj, duke përfshirë këtu shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi si dhe diasporën shqiptare kudo në botë. Në këtë drejtim biznesmenët gjermanë u shprehën entuziastë për një treg në zhvillim, që ka nevojë për gazetari profesionale dhe një biznes serioz në këtë fushë.