Ndryshimet hormonale, ndër shkaqet e dhimbjes së kokës
Dhimbja e kokës është shqetësimi më i shpeshtë që shfaqet gjatë jetës së njeriut.
AIDA MALAJ
Faktorët shpërthyes mund të jenë të shumtë, por në disa raste ajo është sinjal i sëmundjeve të tjera më serioze. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja neurologe, Dr. Shk. Mira Rakacolli, shpjegon se si ndikojnë këta faktorë dhe si mund të parandalohet dhimbja e kokës:
Doktoreshë, ç’është dhimbja e kokës, është sëmundje apo sinjal sëmundjesh të tjera?
Dhimbja e kokës është ankesa më e shpeshtë me të cilën përballen mjekët e përgjithshëm dhe neurologë në praktikën e punës së tyre të përditshme. Ajo është rezultat i disa sinjaleve që krijohen nga ndërveprimi i trurit, enëve të tij të gjakut dhe nervave që i rrethojnë ato. Shpesh mendohet se dhimbja vjen nga truri, por në të vërtetë truri vetë nuk dhemb. Dhimbja shfaqet si pasojë e aktivizimit të nervave që rrethojnë kafkën, enët e gjakut dhe muskujt e kokës. Arsyeja pse këto nerva aktivizohen akoma nuk dihet mirë. Por dihet se aktivizimi i disa nervave specifike në kokë dërgon sinjale në tru, e janë këto sinjale që perceptohen si dhimbje koke. Dallohen dy kategori kryesore të dhimbjes së kokës: dhimbjet e kokës primare dhe ato sekondare.
Dhimbja e kokës primare është një dhimbje që nuk vjen si rezultat i një sëmundjeje, pra nuk është simptomë apo shenjë. Ajo është një sëmundje e veçantë. Dhimbje e tillë është migrena, dhimbje tensive e kokës dhe dhimbja e kokës e tipit “cluster”. Ndërsa dhimbjet sekondare janë ato që shfaqen në dekursin e sëmundjeve të tjera si p.sh: infeksione, sinusit, alergji, dëmtime të kokës apo tumore të trurit.
Ndikojnë hormonet në shfaqjen e dhimbjes së kokës?
Po. Ndryshimet në nivelin hormonal në disa grave shoqërohet me shtim të dhimbjes së kokës. Disa grave krizat migrenoze menjëherë para gjatë apo para ciklit menstrual. Po kështu dhimbjet e kokës shfaqen vetëm në periudhën e ovulacionit. Ndryshimet kimike në nivelin hormonal që ndodhin në organizëm gjatë marrjes së disa medikamenteve, si p.sh kontraceptivëve mund ta shpërthejnë dhimbjen e kokës tek disa gra.
Si dallohet dhimbja e kokës e shkaktuar nga migrena?
Migrena është një dhimbje koke e karakterit pulsues, rekurent, zakonisht e njëanshme, me intensitet mesatar ose të fortë, që përkeqësohet nga aktiviteti fizik, e që mund të shoqërohet me të vjella e bezdi ndaj dritës e zhurmës. Disa pacientë mund të kenë shqetësime të karakterit neurologjik nga disa minuta deri në një orë përpara fillimit të dhimbjes së kokës. Këto shqetësime mund të jenë: errësim i pamjes, deformim i figurave, mpirje apo rëndim i anësive etj., e quhen me një emër të përbashkët: aura.
Çfarë është dhimbja e kokës e karakterit tensiv?
Kjo dhimbje është një lloj dhimbje rekurente që zgjat nga disa minuta deri në disa ditë. Zakonisht dhimbja përshkruhet si shtypëse, djegëse, shtrënguese si rreth, me intensitet të moderuar, që përfshin të dy anët e kokës e nuk keqësohet nga aktiviteti fizik. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht nuk shoqërohet me nause apo bezdi ndaj dritës apo zhurmës.
Ndodh shpesh të ankohen për dhimbje kronike të kokës, a ekziston një shqetësim i tillë?
Po. Siç e thotë dhe emri, kjo lloj dhimbje mund të shfaqet përditë ose gati përditë. Karakteristikat e saj janë ato të migrenës dhimbjes tensive, asaj “cluster” apo një kombinim mes tyre. Shpesh si shkak i saj është përdorimi pa kriter i barnave analgjezikë, qetësues të zakonshëm të dhimbjes së kokës.
Ju përmendët dhimbja e kokës e tipit “cluster”, çfarë është kjo dhimbje koke?
Fjala “cluster” në anglisht do të thotë vile rrushi. I është dhënë ky emër asaj dhimbje koke që fillon me intensitet të ulët dhe pastaj vjen progresivisht duke u shtuar brenda 10 deri 15 minutash deri në një kulm intensiteti shumë të lartë. Ajo zgjat nga 60 deri 180 minuta e pastaj qetësohet për t’u përsëritur prapë pas disa minutash. Mund të shfaqet deri në 8 herë në ditë. Me përjashtim të Italisë që fjala “cluster” është përthyer në të gjitha gjuhët e tjera të botës është ruajtur emri në anglisht. Dhimbja është gjithmonë e njëanshme, rreth syrit, ballit apo gjysmës së fytyrës, shoqërohet me skuqje e lotim të syrit, apo edhe rrjedhje të hundës, zakonisht ka karakter stinor, por rrallë mund të jetë edhe e vazhdueshme.
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e dhimbjes së kokës duhet të vihet nga mjeku specialist i dhimbjes së kokës, ndërsa mjekimi dhe ndjekja mund të bëhet nga mjeku i familjes. Mjeku specialist e vë diagnozën duke u bazuar në historinë e sëmundjes, ekzaminimin objektiv neurologjik e ekzaminimit që sheh të arsyeshme. Është mjaft e rëndësishme që për të vendosur një diagnozë të saktë mbi dhimbjen e kokës duhet të bëhet plani i trajtimit të sëmundjes, që mund ta bëjë vetëm mjeku specialist neurolog, që merret me dhimbjet e kokës. Kjo pasi megjithëse të gjithë kanë dhimbje ajo është e ndryshme në njerëz të ndryshëm, ndryshimi mund të jetë në shpeshtësi, intensitet apo kohëzgjatje. Disa mund të kenë dhimbje të lehta, ose mesatare një apo disa herë në muaj, të cilat nuk ulin rendimentin e punës, por interferojnë me aktivitetin social. Prandaj është shumë e rëndësishme të përcaktohet një plan individual sipas kërkesave të gjithsecilit. Nga ana tjetër duhet marrë mirë parasysh ekzistenca e sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese si p.sh: sëmundjet e zemrës, depresioni, ankthi dhe çrregullimet konvulsive.
Si trajtohet dhimbja e kokës?
Trajtimi ka dy qëllime: mjekimin e krizës dhe parandalimin e saj.
Mjekimi i krizës apo trajtimi akut i dhimbjes së kokës presupozon përdorimin e medikamenteve të ndryshme që në shenjat e para të fillimit të dhimbjes. Është shumë e rëndësishme të sqarohet pacienti që mjekimi të merret që në shenjat e para të fillimit të krizës, pa pritur që të nisë tamam. Medikamente që përdoren në këtë rast janë të shumtë, kjo do të thotë se nuk ka vetëm një që t’i bëjë efekt të gjithë pacientëve. Atyre ju rekomandohet të zgjedhin më efikasin. Kur pacienti ka më tepër se dy kriza në muaj atëherë rekomandohet marrja e mjekimit të përditshëm parandalues. Edhe këto mjekime janë të ndryshme. Pacienti instruktohet të mbajë një ditar kur të shënojë ditën e krizës, orën e fillimit, atë të përfundimit, faktorët shpërthyes, medikamentin e përdorur. Kur rezultojnë të efektshëm, duhen përdorur nga tre deri në gjashtë muaj. Vazhdimi apo ndërprerja është mirë të bëhet sipas mendimit të mjekut specialist. Preparatet më të përdorshme për parandalim janë: betabllokuesit, antikonvulnatët, antidepresivët triciklikë, kalciumantagonistëtë, serotoninergjikët, ergotaminat, methisergidi, aniiflamatorët josteroidë. Në disa raste kur megjithë përdorimin në kohë të preparateve qetësues të krizës, ajo nuk dominohet, atëherë mund të përdoren opiate, barbiturate, steroidë, fenotiaznia, por këto duhen aplikuar në strukturat e ndihmës mjekësore, duke evituar aplikimet në shtëpi. Përveç mjekimit medikamentoz është mjaft e rëndësishme të mbahet një regjim i rregullt ushqimor, ku të evitohen ushqimet që është vënë re se shpërthejnë krizën, të respektohen të gjitha vaktet e të vendoset një regjim i rregullt gjumi. Po kështu aktiviteti fizik, kontrolli i stresit, kombinimi i mirë punë-pushim ndihmojnë në kontrollin e dhimbjes së kokës.
Shkaqet
Faktorë ambientalë
• Stresi
• Pluhurat
• Zhurmat
• Drita ë fortë
• Ndryshimet e motit
• Erërat e forta
Faktorët dietetikë
• Nitratet
• Alkooli (vera e kuqe,
shampanja)
• Kafeina
• Çokollata
• Disa medikamente