LSI: Rrogat, demagogji e turpshme
Lëvizja Socialiste për Integrim i cilësoi të turpshme deklaratat e Kryeministrit për rritjen e pagave në vend.
Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se, "janë të turpshme deklaratat e stilit bolshevik të kryeministrit, i cili guxon të tallet me të gjithë shqiptarët, duke u përpjekur t'u mbushë mendjen atyre se luga bosh që ai po u ofron është një lugë plot, duke pasur edhe guximin e marrë që të krahasojë nivelin e pagave të shqiptarëve me ato evropiane". "Gjithashtu çdo pensionist shqiptar ndihet sot më i përbuzur e ofenduar se kurrë nga kryeministri i vendit, i cili ndërsa bën sikur shton pensionet, heq kompensimet për energjinë elektrike, duke bërë që çdo pensionist të përfitojë shtesë 100 lekë të reja në muaj, me të cilat mund të blihet vetëm 1 bukë", deklaroi Kodra. Sipas saj, nisur nga "gjendja katastrofike në të cilën është futur vendi si pasojë e qeverisjes korruptive e të papërgjegjshme, ka vetëm një zgjidhje politike thelbësore, që është dorëheqja e Kryeministrit Berisha. Ky do të ishte vetëm hapi i parë për zgjidhjen e një krize të shumanshme, që po zhyt vendin gradualisht në një kaos të ngjashëm me atë të vitit 1997".