E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe akuzon kryeministrin për grabitje pronash

Socialistët akuzuan Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij për grabitje të pronave në zonën e bregdetit të jugut të Shqipërisë. 

Në diskutimin e tij në Parlament, socialisti Erion Braçe deklaroi se, "kryeministri ynë është unikal në Evropë për ritmin marramendës të skandaleve, përfshirjen familjare në konfliktin e interesave, pasurinë dhe krijimin e saj, papërgjegjshmërinë, mungesën e transparencës, mungesën e përgjigjeve para publikut për këto skandale". Ai shtoi se, "në janar të vitit 2008, shfaqet dhe regjistrohet në Tiranë, shtrihet në Shqipëri një biznes i quajtur 'Best Property Albania'". "Pikërisht në web e kësaj kompanie, David Hentsell, drejtues i kësaj kompanie në faqen 14 të saj thotë në kapitullin Legal and suport, ka krijuar një marrëdhënie këshillimi me Argita Malltezin. Argita është një juriste shumë e respektuar (ajo praktikon tek Malltezi Asosiated dhe padyshim një nga njerëzit më të aftë ligjorë për fushën e ligjit në Shqipëri", theksoi Braçe. Qëndrimet e tij janë kontestuar nga ana e Xhaferrit, duke u shprehur se, "në qeverisjen socialiste kryeministrat akuzonin njëri-tjetrin për abuzime dhe korrupsion. Qeverisja e PS-së u kap nga krimi dhe korrupsioni, ndërsa ne e kapëm atë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›