E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon fotografin hebre, z. Gershman



Në ekspozitën që ka hapur në Tiranë është përpjekur të dokumentojë shumë familje shqiptare që kanë mbështetur dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se përmes saj, falënderon të gjithë shqiptarët për këtë ndihmë të çmuar. Kryeministri Berisha priti dje pasdite fotografin e njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me origjinë hebre, z. Norman Gershman, i cili ka çelur në Shqipëri ekspozitën e titulluar “Besa, shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, organizuar me mbështetjen e ambasadës amerikane në Tiranë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Kryeministri tha se krahas institucionit të besës, një nga virtytet e mëdha të kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet harmonia ndërfetare dhe ndëretnike që shqiptarët kanë treguar gjithmonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›