Konferencë përkujtimore për diplomatin Dilja
Ministria e Punëve të Jashtme organizoi dje një përkujtimore për nder të diplomatit Ljublin Dilja i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Ministria e Jashtme merrte pjesë Kryeministri Sali Berisha, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, diplomatë të njohur, familjarë të të ndjerit. Kryeministri vlerësoi aktivitetin diplomatik të ambasadorit Ljublin Dilja, ku shërbente si ministër Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. “Humbja e Ljublin Diljes është një humbje e madhe për diplomacinë shqiptare, Elbasanin dhe Shqipërinë”, - tha Kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë e konsideroi Diljen si “një nga diplomatët më të zotë, që ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në, ku shërbeu për disa vite si ambasador i Shqipërisë”.