“Zogby”, kompania e gafave në sondazhe
Kompania e sondazheve “Zogby” është vënë në qendër të kritikave të medias, por edhe të ekspertëve të sondazheve në SHBA. Në shtetin ku sondazhet lulëzojnë, kompania “Zogby” cilësohet nga shumë prej ekspertëve si një kompani joserioze. Gazeta amerikane “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj kompanie, e cila vihet në qendër të kritikave të ashpra. Kjo kompani ka dështuar në mjaft sondazhe të saj, që nga zgjedhjet e fundit mes kandidatëve Obama-Mekejn por edhe në mjaft vende të tjera. Gazeta amerikane, citon Uorën Mitofski, koordinatori për sondazhet për vitin 2008 në disa televizione publike amerikane dhe koordinator i sondazheve për Associated Press, të ketë thënë për rrjetin televiziv amerikan “ABC”, se kjo kompani nuk është serioze. “Zogby” nuk mund të konsiderohet si një firmë me reputacion për sondazhe. Ajo mund të konsiderohet më shumë si një firmë promocioni shitjesh, sesa një kompani sondazhesh. Gabimet e saj në parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve janë të shumta, pesë gabime i ka bërë vetëm në vitin 2002”, - citohet të ketë thënë Uorën Mitofsky. Një tjetër eksperte, citon “The Washington Post”, Kiting Holland e cila shprehet se anketimet e bëra nga kjo kompani për rrjetin CNN, “kishin një gabim prej 10 për qind në përllogaritjen e votave që fitoi Kerri”, si dhe një gabim tjetër “duke i shtuar gabimisht 7% kandidatit kundërshtar Gefard ne shtetin Ajoua”. Gazeta shkruan më tej se kompania “Zogby” u shfajësua duke thënë se në shtetin Ajoua ngjarjet po ecnin me shpejtësi.
Gabimi me Bushin
Dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2004, “Zogby” shkoi tek emisioni “The Daily Show” në CNN dhe me siguri shpalli fitoren e kandidatit Xhon Kerri. Askush, sipas mediave amerikane, nuk e di se cili shpërdoroi paratë kot për këtë opinion. Në vitin 2004, ndërsa sondazhi quhej korrekt, ditën e zgjedhjeve “Zogby”-t i dështoi siguria. Përpara mbylljes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, “Zogby” publikoi me siguri se fitorja do t’i përkiste Xhon Kerrit me një rezultat prej 311 votash elektorale ndaj 213 që parashikonte për Bushin. Rezultatet e zgjedhjeve nxorën se Bushi fitoi bindshëm ndaj Kerrit, madje me një diferencë prej 16 votash elektorale. Bushi fitoi 286 vota elektorale, ndërsa Kerri vetëm 251 vota elektorale. Presidenti Bush fitoi 73 vota elektorale më shumë se ç’e parashikoi në sondazhin e saj kompania “Zogby”. Në emisionin “The Daily Show”, “Zogby” deklaroi se “Bushi ka humbur zgjedhjet”, pasi sipas saj, zgjedhësit donin ndryshim dhe do të votonin “për cilindo kandidat që nuk është Bushi”. Ndërkohë që ky ishte një gabim, “Zogby” nuk pranoi krisjen në metodën e saj të sondazhit dhe insistoi se parashikimi ishte plotësisht në rregull me marzhin e gabimit. Ndërkohë që ishte ende në emisionin “The Daily Show”, që drejtohet nga Xhon Stjuart, “Zorgy” tha se Xhon Kerri do të fitonte votat e të pavendosurve. Pavarësisht nga parashikimi, “Zogby” zhvilloi një sondazh të fundit ku nxori se Bushi do të fitonte me një pikë më shumë se Kerri. “Zogby” më në fund u çlirua nga ndjenja e fajit kur tha se “do ta bëjmë më mirë herës tjetër, pasi unë thjesht parashikoj, nuk predikoj”.
Gabimi me Obama-Klinton
Gjatë zgjedhjeve të pjesshme brenda Partisë Demokratike në janar të vitit 2008 të Nju Hempshajër, si në të gjitha sondazhet virtuale, tregoi se në sondazhin e tij Obama është 13 pikë para Klintonit, duke shtuar se “Obama është ende para dhe nuk po ngadalësohet. Ai pati një ditë tjetër të madhe”. Në fakt Klintoni fitoi në Nju Hempshajër me tre për qind diferencë. Pavarësisht kësaj, në sondazhin final në Kaliforni, tregoi se Obama po fitonte me 13 për qind diferencë, por rezultatet tregonin se Klintoni ishte duke fituar me 10 për qind para, duke bërë një gabim me 23 për qind, shumë larg marzhit të gabimit.
Gabimi me Obama-Mekejn
Edhe njëherë tjetër “Zogby” bëri tepër konfuz njerëzit. Një nga sondazhet e fundit “Reuters/Zogby”, bazohej në një listë prej 1.089 votuesish të zgjedhur nga lista e numëratorit telefonik dhe konkludoi se në datat 14 deri në 16 gusht 2008, kandidati republikan Mekejn ishte para Obamës me 46 për qind, ndërkohë që Obamën e tregoi me 41 për qind. Por në fakt vetëm dy ditë para, “Zogby” raportoi disa rezultate të tjera shumë të ndryshme. Sondazhi i fundit online, që bëhet në internet me njerëzit të cilët duan të marrin pjesë në sondazhe, nga 3.339 votues, konkludoi se Obama ishte para me tre për qind, me 43 për qind kundrejt 40 për qind të Xhon Mekejnit. Ky sondash u shpall në të njëjtat data si ai i pari, 14 deri në 16 gusht ku shpallte Mekejnin fitues me 5 për qind para. Një gabim nga “Zogby” u bë edhe në shtetin e Indianës ku parashikoi fitoren e Mekejnit me të paktën 5% avantazh kundër Obamës, por rezultatet nuk dolën sipas këtij parashikimi.
Gabimi në Brazil
Kompania “Zogby” kritikohet edhe për një sondazh të bërë në Brazil në zgjedhjet presidenciale të vitit 2006 në këtë vend. Kjo kompani parashikoi se njëri prej kandidatëve Geraldo Alkmin, do të fitonte vetëm 20 për qind të votave, por në fakt ky kandidat mori 42 për qind të votave dhe fitoi zgjedhjet në Brazil. Kompania “Zogby” gaboi me 20 për qind në sondazhin e saj.
Kritikat për metodën e kompanisë “Zogby”
Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, në një artikull të saj shkruan mbi sondazhet e bëra në zgjedhjet presidenciale dhe në qendër të kritikave vendos kompaninë “Zogby”. Sipas këtij artikulli, kjo kompani i merr njerëzit për anketim vetëm nga numëratori telefonik, duke bërë që rreth 30 për qind e popullsisë të anashkalohet nga sondazhi. Një tjetër kritikë është se kjo kompani i korrigjon njerëzit, duke marrë si gjykim çfarë ndodh në terren në varësi të një gare të caktuar dhe një metodë e tillë kundërshtohet nga shumë organizata të tjera sondazhesh. Kompania “Zogby” është kritikuar se me sondazhet e bëra me telefon u telefonon njerëzve vetëm gjatë ditës dhe gjatë paradites, duke bërë që rreth 30 për qind e të intervistuarve të merren në një orar para 5.30. Zakonisht popullsia që rri në shtëpi në këtë orar janë pensionistë dhe shtëpiaket dhe kritika vjen për faktin se mendimi i tyre nuk reflekton popullsinë. Në korrigjimin e njerëzve lind dyshimi, sipas gazetës “The Washington Post”, se kompania mund të ndryshojë iniciativat në përpjesëtimin midis votuesve 18 vjeçarë ndaj atyre 24-vjeçarë në mostrën e sondazhit, nëse i lind dyshimi se në zgjedhjet e mëparshme mostra kishte përmbajtur shumë të rinj si dhe një dyshim tjetër që lind nga metoda e kompanisë “Zogby” ka të bërë me korrigjimin në përpjesëtimin e përkatësisë fetare të mostrës së marrë parasysh nëse ka dyshimin se ka nënpërfaqësuar ndonjërin prej komuniteteve fetare në SHBA.