Dosjet, qeveria të rishohë qëndrimin
12/02/2009 Raporterët e Këshillit të Europës do ti drejtohen Komisionit të Venecias për ligjin e lustracionit
Uilshire: “Fatkeqësisht, ekzekutivi shqiptar nuk u tregua i gatshëm të bashkëpunojë”
Këshilli i Europës do ti kërkojë Komisionit të Venecias të shprehet në lidhje me ligjin e hapjes së dosjeve në Shqipëri. Në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë raporterët e KE-së, David Uilshire dhe Jako Lakson, kanë deklaruar se ligji i lustracionit është hartuar pa konsensus politik dhe për herë të parë pa konsultën e Këshillit të Europës. Dditën e fundit të qëndrimit të Shqipëri raporterët zhvilluan takime me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Rreth së vizitës së tyre në Shqipëri raporterët do të hartojnë një raport brenda 31 marsit të këtij viti. Qëllimi i vizitës së dy raporterëve të KE-së ishte ligji i lustracionit, liria e medieve, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe rasti i zëvendësimit të kryetarit të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, një veprim ky që ngriu për dy ditë kredencialet e delegacionit.
Deklarata
“Qeveria shqiptare ka bashkëpunuar gjithmonë me Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian, ndaj u habitëm që këtë herë ajo nuk u konsultua për ligjin e dosjeve. Ne kemi mendimin ti drejtohemi Komisionit të Venecias për tu shprehur për përmbajtjen e ligjit. Duket se duhet riparë ky ligj, pasi është kritikuar jo vetëm nga KE-ja, por dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, - u shpreh në një prononcim për mediet raporteri David Uilshire. Më tej ai theksoi se fatkeqësisht qeveria shqiptare nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojë për rishikimin e ligjit, por “shpresojmë që ajo të ndryshojë mendim”. “Në fund të marsit do të jetë gati raporti dhe besojmë se do të ketë në të dhe mendimin e Komisionit të Venecias”, - tha Uilshire. Ai u shpreh se Shqipëria ka një qeveri që do të bëjë diçka dhe në anën tjetër faktori ndërkombëtar është i shqetësuar. “Askush nuk sugjeron që Shqipëria të mos ketë një ligj për lustracionin. Edhe një herë theksojmë se kjo është një çështje e shqiptarëve. Pra, ne nuk jemi këtu që të shohim nëse duhet apo nuk duhet të keni një ligj, ne jemi këtu për të parë detajet e ligjit, sa janë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Ne gjithashtu jemi këtu që të shohim nëse mund të përmirësojme diçka, dhe në këtë frymë besoj se do të disktuojmë serish”, - theksoi Uilshire. Raporterët e KE-së theksuan se Shqipërisë nuk i është kërkuar të mos ketë një ligj lustracioni, por u shprehën se janë kundër mënyrës së zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër, raporteri Jako Lakson, i cili edhe më parë ka vizituar Shqipërinë, tha se askush nuk ka sugjeruar që Shqipëria të mos ketë një ligj lustracioni. “Kjo u takon shqiptarëve ta përcaktojnë. Ne erdhem këtu të shohim detajet e ligjit dhe përputhshmërinë e tij me të drejtat e njeriut dhe të shohim nëse mund të ndryshojmë ndonjë gjë. Kam përshtypjen se ka vend për diskutim”, - tha Lakson. Ai u shpreh se është shumë e habitshme që këtë radhë qeveria shqiptare nuk ishte e gatshme për të bashkëpunuar për të riparë ligjin e lustracionit me organizmat ndërkombëtarë si Këshilli i Europës. “Ne mendojme ti kërkojmë një opinion Komisionit të Venecias në lidhje me përmbajtjen e ligjit të lustrimit. Duket se përmbajtja duhet të ndryshojë, sepse shumë organizata ndërkombëtare kanë qenë kritike në lidhje me përmbajtjen e tij”, - tha Lakson.
Precedenti “Biberaj”
Mënyra e zëvendësimit të kryetarit të delegacionit shqiptar në AP të KE-së do të përfshihet në raportin që dy raporterët e Këshillit të Europës do të hartojnë për Shqipërinë. Në një prononcim për mediet raporteri David Uilshire, duke iu përgjigjur interesimit të medieve në lidhje me rastin “Biberaj”, tha se “mendoj se kjo është prerogative e çdonjërit prej 45 vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me kusht respektimin e rregullave”. “S’kam asnjë koment në lidhje me njerëzit që janë zgjedhur, pasi kjo është një çështje që u takon tërësisht shqiptarëve. Ne jemi të interesuar për procedurat dhe në fund do të bëjmë nje raport”, - tha ai.