E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta me xhinse në takimin e aleatëve në qeveri: Konfirmuam vullnetin për president konsensual

Share

Kryeministri Sali Berisha i mblodhi aleatët e tij në qeveri, kësaj here në tryezë të përbashkët. Më përpara Berisha i kishte takuar ata tek e tek. Në takim kryetari i LSI, Ilir Meta, mbërriti sportiv, në xhinse. Biseda nuk zgjati shumë dhe kryeministri Sali Berisha u largua i pari. Pas tij dolën Ilir Meta i LSI, Fatmir Mediu i PR dhe Shpëtim Idrizi i PDIU.

Për gazetarët foli Ilir Meta, që nuk është se zbardhi ndonjë gjë të re. Ai sërish përsëriti se ka një vullnet për të zgjedhur president konsensual.

Në këtë takim u konfirmua vullneti për të ecur me përgjegjshmëri të plotë dhe maksimale drejt një zgjidhje konsensuale. Do bëjmë konsultimet brenda forumeve të forcave përkatëse, duke nisur nga PD. Do i japim opozitës mundësinë për tu përfshirë në këtë proces. Nuk kemi diskutuar asnjë emër nga mazhoranca, sepse këto do diskutohen më pas. E rëndësishme është që të konsiderojmë vullnetin për të shkuar drejt një zgjidhje konsensuale, tha Meta.

I pyetur se nëse opozita nuk përfshihet në proces, a do e zgjedhë mazhoranca presidentin, Meta tha: Shpresojmë që opozita të përfshihet në proces sepse është në interesin e saj dhe në interesin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›