E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD, Hoxha: LSI nuk na bën dot presion, e bëri me anëtarin e KLD-së dhe dështoi

Share

Edhe nëse mazhoranca aktuale lëkundet për shkak të zgjedhjes së Presidentit, PD i ka gati llogaritë për çdo sfidë të re. Kështu ka deklaruar për Ora News deputeti i PD-së Fatos Hoxha, duke u shprehur se partitë e mëdha bëjnë llogari të mëdha, ndërsa të voglat mbeten të tilla dhe në llogari. Në këtë kontekst ai la të kuptohet se me apo pa LSI, PD do t`ia dalë në riformimin e një mazhorance të re, nëse kushtet piqen për dicka të tillë.

Provat me LSI kanë pasur kohë të bëhen, një provë është bërë në zgjedhjen e anëtarit të KLD-së. Të gjitha gjasat janë që mazhoranca të jetë unike, por nëse do hamendësoj besoj që PD do dijë të gjejë mazhorancat për të zgjedhur Presidentin. Partitë e mëdha janë të mëdha, dinë të bëjnë llogari të mëdha, të voglat mbeten të vogla dhe në llogari. Tek Presidenti i ri kërkojmë betimin për të bërë një inisiativë, të bëjë një ligj për funksionimin e Presidencës tha ai.

Duke mbetur tek molla e sherrit, procesi i zgjedhjes së Presidentit, Hoxha i sheh të pamundura 4 propozimet nga pala e majtë, duke e konsideruar ripërsëritje të skenarit të Ramës, me qëllim fitimin e krediteve për zgjedhjet e 2013-tës.

Zgjedhja e Presidentit Ka kohë që diskutohet si cështje, politika i ka dhënë më tepër sec duhet vëmendje në opinionin tim. Lideri i mazhorancës prej kohës ka lëshuar sinjal ndaj liderit të opozitës për një President konsensual dhe me integritet moral, të cilat nuk janë thithur nga antenat e Ramës dhe sot ndodhemi në këtë situatë. Gjendemi përpara faktit ku, megjithëse Kushtetuta i jep zgjidhje cështjes, mazhoranca gjendet përballë një agresioni tridimensional, ne jemi përballë kushteve që nëse duam të zgjedhim Presidentin brenda ditës të zgjidhim reformën zgjedhore, imunitetet, reformën parlamentare dhe më pas të shohim e bëjmë për Presidentin. Kërkesat e PS-së janë të parealizueshme, të gjitha këto pika ngërcet i kanë nga opozita. Nuk është koha për konflikte në politikë, të njëjtin skenar përdori dhe për liberalizimin e vizave, më pas për marrjen e ftesës nga BE. Me këtë formulë ai mendon të fitojë kredite për zgjedhjet e 2013, në kurriz të shqiptarëve, shtoi Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›