E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon kreun e ri të USAID-it

 Kryeministri Sali Berisha takoi dje drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë, Joseph C. Williams, ku vlerësoi kontributin e kësaj agjencie të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetjen e dhënë disa sektorëve thelbësorë për vendin. "USAID ka mbështetur fuqimisht reformat tona në ngritjen e një sistemi të Qeverisjes Elektronike, si taksave elektronike, prokurimeve, regjistrimit të bizneseve, një reformë kjo shumë efikase në rritjen e transparencës dhe luftën ndaj Korrupsionit", theksoi kryeministri Berisha. Gjithashtu ai përmendi edhe mbështetjen që USAID ka dhënë për forcimin e kapaciteteve në qeverisjen lokale. Williams nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka arritur rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe në shkallën me të cilën ka penetruar sistemi i teknologjisë së informacionit në administratën publike, por edhe në Arsim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›